• |
ide | kryesore

Haradinaj del hapur: Nuk pyesim ambasadorët për Gjykatën Speciale

Lajme, Të fundit

Qeveria e Kosovës nuk do ti jep llogari ambasadorëve por vetëm kuvendit për vendimet që merr.Kështu ka deklaruar kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj i pyetur lidhur me deklaratat e shefes së zyrës së BE-së për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe ratifikimin e demarkacionin.

Haradinaj tha se qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve ndërsa u shpreh i habitur se pse demarkacioni nuk është votuar pro ose kundër në Kuvend.


“Janë disa tema që i kemi detyra të shtëpisë ato që i ka kompetencë ekzekutivi. Janë disa tema që involvohen edhe akterë të jashtëm. Pjesën e qeverisë si për njërën temë ashtu edhe për tjetrën ne e kem kry. Unë habitna pse parlamenti ende nuk e ka votu, qeveria nuk ka çka bon më shumë, e kem qu raportin e ka parlamenti. Le ta votojnë e jo me gjet argumente që me qu deri në pakufi. 2 vite e gjysmë LDK-ja këtë çështje e ka pas në sirtar e tash nuk po votojnë”, tha Haradinaj.

“Dhomat e posaçme janë iniciativë e parlamentit. Ne i jepim llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedh, nuk i jepim llogari ambasadorëve. Ne nuk i kem punëdhënës ata, punëdhënës e kem parlamentin”.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ku u prit nga kreu i saj, Valdrin Lluka, me të cilin biseduan për zhvillimin ekonomik në Kosovë, duke u fokusuar në sektorin e energjetikës.

Ekonomia Online njofton se Haradinaj edhe njëherë përsëriti se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës. Ai tha se Kosova prodhon 83 për qind, ndërsa pritet që gjatë shkurtit të ketë prodhim të plotë të energjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu