• |
ide | kryesore

Kush është 34 vjeçari nga Gjirokastra që i hodhën tritolin brenda në shtëpi

Lajme, Të fundit



Nuk ishte hera e parë që Gentian Litit, 34 vjeç nga Gjirokastra i vendosej tritol. Fatmirësisht nga shpërthimi i një nate më parë, ai ka shpëtuar me disa plagë të lehta dhe është kthyer në shtëpi pas vizitës së shkurtër në spital.

Policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen që duket se do të mbetet pa u zbardhur njësoj si ajo e 5 viteve më parë.

Edhe në vitin 2013, Litit i ishte vendosur tritol në makinë. Ka qenë muaji korrik kur lënda plasëse shpërtheu në mjetin e Gentian Litit dhe policia nuk arriti deri tek autori i ngjarjes. Në korrik të 2013 automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse ndërkohë që autori i vendosjes së tritolit nuk u gjend.

Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes Liti, si dhe komshinj, por ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *