• |
ide | kryesore

Kush janë vendet më të mira për vitin 2018

Stil



Zvicra është zgjedhur si vendi më i mirë në botë nga raporti “Vendet më të mira 2018”, që bazohet në një vëzhgim të më shumë se 21 mijë njerëzve të biznesit dhe qytetarëve të thjeshtë.

Raporti analizon 80 vende dhe i rendit në bazë të atributeve që konsiderohen të rëndësishme për suksesin e një vendi modern, si liria ekonomike dhe cilësia e jetës.

Zvicra renditet e para për të dytin vit radhazi, për shkak të nivelit të saj të ulët të papunësisë, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe ekonomisë së qëndrueshme dhe të begatë.

Gjashtë nga 10 vendet e klasifikuara të parat në raport janë europiane.

Pas Zvicrës renditet Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, e më tej pasojnë Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Holanda.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *