• |
ide | kryesore

Ligji për gjuhën shqipe kthehet në Kuvendin e Maqedonisë

Lajme, Të fundit



Ligji për gjuhën shqipe kthehet në Kuvendin e Maqedonisë më datë 29 janar. Presidenti Ivanov refuzoi ta dekretonte, me arsyetimin se ky ligj cenon karakterin unitar dhe Kushtetutën e vendit. Opozita e VRMO kërkon të ngrihen grupe pune ku përvec përfaqësuesve të partive parlamentare, të ketë edhe ekspertë të Akademisë së Shkencave e të dërguar të Presidentit. Por pritet që ligji të rivotohet sërish në Kuvend me shumicë votash dhe kjo bën që të hyjë automatikisht në fuqi, pa qenë nevoja e dekretimit nga Presidenti. E vemtja mundësi që ligji të rrëzohet është vendimi i Gjykatës Kushtetuese. 

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *