• |
ide | kryesore

Mashtrimi me TVSH-në, arrestohen 6 biznesmenë në Tiranë

Kryesore, Lajme

Me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, gjykata e Tiranës ka vendosur 11 masa arresti të përfshirë në një skemë mashtrimi me pagesën e TVSH-së. Në pranga janë vënë 5 biznesmenë ndërsa 6 persona janë ende në kërkim.

Personat për të cilët është dhënë masa e arrestit dyshohen se përmes një skeme mashtruese me TVSH i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarë.  Biznesmenët e arrestuar janë: Dhimitraq Çelo; Bujar Morataj; Shkëlqim Hasani; Ruzhdi Murataj; Nevroz Lami; Indrit Sulaj.

Ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit: B.Gj, M.M, A.B, S.K, E. Sh.

Gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, prokuroritë e Rretheve Gjyqësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilluan një hetim me qëllim goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave. Tatimet njoftuan disa ditë më parë se në prokurori janë referuar dosje për 54 subjekte tregtare, me 72 autorë. Në lidhje me këto dosje priten të tjera arrestime.

Pas një hetimi disa mujor  Hetimi Tatimor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjen e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në.

Këta persona akuzohen për veprat penale; “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve”.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu