• |
ide | kryesore

Pesë emra në tryezën e Ramës/ Kush do të jetë pasardhësi i Haki Çakos?

Lajme, Të fundit



Pesë policë kanë marrë gradën “Drejtues i Parë”, pas testit që u zhvillua ditën e sotme.

Hapja e procesit në këtë kohë kur një nga vendet vakante është edhe ai i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas largimit të Haki Çakos, rrit shanset për këta të pestë.

Bëhet fjalë për Artan Shkëmbin, Ardi Veliut, Kastriot Skënderin, Bledar Çelikun dhe Gentian Shehajn. Mësohet se Ilirjan Balla është përjashtuar.

Pikët maksimale në test mësohet se i mori drejtuesi i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu.

Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. Këta kandidatë kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *