• |
ide | kryesore

Pranga 3 shqiptarëve që po trafikonin drogë në Follorinë

Lajme



Tre shqiptarë u arrestuan në Follorina sot paradite, nga policia kufitare e Kapshticës, në anën greke, pasi u kapën me 16 kilogram kanabis.

Sipas mediave lokale, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20, 22 dhe 27 vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur. Këto tre shtetas kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin me 3 thasë dhe disa qeska me kanabis, pesha e të cilave ishte rreth 16 kilogram dhe 411 gram. Ata akuzohen për transportim, posedim dhe kalim të paligjshëm të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *