• |
ide | kryesore

Rama zhgënjen me takimin e parë në Davos (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Takimin e parë në Davos, në Forumin Ekonomik ku gjenden disa nga liderët më të fuqishëm botërorë, Edi Rama e pati me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.

Nga pamjet që ka shpërndarë kryeministria duket se është një takim i sajuar me shpejtësi, pa përmbajtje dhe ku nuk është folur asgjë thelbësore.

Në video duket që ka ka një bisedë të shkurtër, pak sekonda mes Ramës dhe Michel, ndërsa në njoftimin zyrtar përsëritet një klishe e tipit: “Rama e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un”

Rama është në Davos bashkë me Ditmir Bushatin dhe Endri Fugën. Ndërsa bisedon me Michel, në xhaketën e Ramës bie në sy ylli me pesë cepa.

Takimi i shpejtë është zhvilluar në një cep të parehatshëm të ambjenteve në dispozicion të krerëve të shteteve, siç duket edhe në video.

Temë kryesore e forumit është “Një e ardhme e përbashkët, në një botë të ndarë”. Pa diskutim që vizita e Trump merr vëmëndjen kryesore të forumit, por aty nuk mungojnë as liderë të tjerë si Merkel dhe Macron.

Mbetet për t’u parë nëse Rama do t’ia dalë të kapë një foto pranë emrave të mëdhenj kësaj radhe, apo përpjekjet do t’i dështojnë siç ndodhi në Samitin e NATO-s në Bruksel. Ne i urojmë suksese. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. Shyqyr qe ka veshur kepuce dhe jo nallane,me siguri qe Lapsi.al pret ndonje gje te madhe dhe plot sukses ne Davos.PO camet e Idrizit c’do te bejne?

  2. Hajde gazetari hajdeee… ”’ Nga pamjet që ka shpërndarë kryeministria duket se është një takim i sajuar me shpejtësi, pa përmbajtje dhe ku nuk është folur asgjë thelbësore.””

    Heeee?????

    Pra ‘ NGA PAMJET QE KA SHPERNDARE KRYEMINISTRIA ‘ keta gazetaret ose anal-istat tane te medhenj kane nxjerre kokluzjonin se ‘ TAKIMI ISHTE I SAJUAR ME SHPEJTESI, PA PERMBAJTJE DHE NUK ESHTE FOLUR PER ASGJE THELBESORE’ .

    Keta ose jane super , super , super te zgjuar sa i kuptojne gjerat nga pamjet dhe nxjerin konkluzjonet e tyre te famshme ose jane komplet debila .

    Kesaj i thone hapu dhe te futem. Kaq poshte ka rene gazetaria e sotme ? Pse na ofendoni kaq shume ?

  3. ahahah kto te lapsit i morrin vesh gjonat me telepati
    mjafton vetem nji vidjo e vogel ne kto e din shum mire se per car osht fol ne kush ka qen perfunimi
    ahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *