• |
ide | kryesore

Rezart Taçi shfaqet në Opinion dhe nxjerr bllof Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Dështimin me ARMO-n dhe nxjerrjen në rrugë si të papunë të mbi 1 mijë e 200 naftëtarëve të Ballshit, kryeministri Edi Rama ia faturoi privatizimit të dështuar të bërë në kohën e Berishës nëpërmjet Rezart Taçit.

Rama ishte në një lidhje direkte nga PS me naftëtarët e Ballshit, kur e quajti “kriminal” privatizimin, duke thënë se për Rezart Taçin “nuk e dimë ku është”.

“Privatizimi i ARMO-s ishte kriminal, jo i gabuar apo i dështuar, por kriminal. Ne e kemi ngritur zërin, por nuk po i kthehem privatizimit për të lënë topin jashtë fushës tonë, por për të thënë se si pasojë e atij privatizimi kriminal të atyre, që sot thërrasin për të drejtat tuaja, “operacioni doli me sukses, por pacienti vdiq”, prandaj ne praktikisht morëm një të vdekur që duhej ringjallur.
Nga pikëpamja e pronarit, pronari i ARMO-s është banka, nuk është as shteti, as ai që e privatizoi, që ju e dini, nuk e dimë ku është. Është banka” u tha Rama naftëtarëve.

Por Rezart Taçi u shfaq në Opinion natën e së martës në një lidhje telefonike. Taçi tha se kishte paguar rregullisht rrogat e punëtorëve, detyrimet shtetërore dhe se nuk ishte i dënuar nga asnjë vendim gjykate në Shqipëri.

Taçi shpjegoi se ARMO do të vazhdojë të dali me 3 milion dollarë humbje në muaj për shkak të ligjeve bllokuese dhe industrisë së vjetër që përdorte rafineria. Siç la të kuptohet Taçi, për privatizimin nuk ka asnjë hetim apo dënim nga autoritetet shqiptare.

Deklarata nxjerr bllof kryeministrin Edi Rama, i cili etiketimet “kriminale” dhe padijen për vendndodhjen e Taçit po i përdor për t’i bërë bisht premtimeve që iu bëri naftëtarëve se investitori i fundit ishte “serioz” dhe se ata do të merrnin rrogat e prapambetura.©Lapsi.al



3 Comments

  1. akoma me kriminale eshte menyra e te shkruarit “1 mijë e 200 naftëtarëve” ne artikullin tuaj. nga i gjini keta gazetare apo nga corapet e palara te dylberkryeministrit

  2. Bushat shkullak e verteta vonon por nuk harron dhe e verteta eshte ajo qe ai burre tha mbreme e falimentoi bode me klanistet e tu nga mbrapa me pseudo ligje …

  3. Gjithmone kete pune bejne keta nuk ja hedhim topin te tjereve, por perseri aty e bedhim. Perse me parate e qerase te mos shlyeshin pjese te borxheve te Armos ? Sa qera eshte paguar nga kompania qe e mori ne shfrytezim ? Perse nuk jane paguar pagat e punonjesve ? Perse nuk jane paguar sigurimet shoqerore e shendetsore ? Sa eshte borxhi i shoqerise se Besnik Sulaj ne favor te Albpetrol dhe Bankers per naften brut te marre ? Ku kane vajtur keto para ? Perse i versulet politika Rezart Tacit ? Cfare kerkojne nga njeriu qe pagoi 129 milion euro ose rreth 200 milion USD ne favor te shtetit ? Perse ky mllef per nje sipermarres shqiptar qe u perpoq te kthente nje ender ne realitet ? Cfare perfaqesonte Ministri i Financave Bode ne kete ceshtje ? Perse Blendi Fevziu , ju shmang pyetjes se Tacit per kete qellim. Cila ishte lidhja e Bodes me nje bisnesmen shume te njohur i akuzuar per pastrim parash nga nje vend i BE per shumen mbi 200 milion euro ? Bushati nqs do te nxjerresh me shume per kete ceshtje , shkruaj se te gjithe te tjeret i kane mbushur breket …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *