• |
ide | kryesore

Rrëmbejnë dhe dhunojnë 24-vjeçarin se u kishte lekë borxh, prangosen babë e bir

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës arreston dy shtetas te cilet akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Sot, rreth orës 02:00 te mengjesit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit e identifikuar:

• Pal Maletaj, 58 vjeç, banues në Tiranë;
• Fatjon Maletaj, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se në Fushë Mëzez, kanë marrë me forcë shtetasin T.S., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *