• |
ide | kryesore

“U2” publikon klipin e animuar “Get out of your way” (Video)

Paparazzi, Slider



“U2” publikuan videoklipin e këngës “Get Out Of Your Own Way”, i dyti deri tani pjesë e albumit të ri “Songs of Experience”. Videoja e veçantë, tërësisht e animuar, është realizuar nga “Broken Fingaz Crew”. Ata e përshkruan si një analizë të situatës aktuale politike.

“Kënga është një letër personale si dhe një apel i ndjerë për situatën politike globale. Në të njëjtën kohë kemi kombinuar stilin pop psikedelik me imagjinatën politike. Është xhiruar e gjitha në analogjikë, duke përdorur letra të prera dhe teknikën e animimit në “stop motion””.

“U2” nisin turneun botëror më 2 maj, ndërsa në Europë data e parë është më 31 gusht në Berlin, për të vijuan më pas në Këln, Paris, Madrid, Kopenhagë, Hamburg, Amsterdam, Milano, Mançester dhe Londër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *