• |
ide | kryesore

Zbulohet sasia e madhe e drogës që kap dje në një gomone në Vlorë

Lajme, Të fundit



Rreth 1.7 ton është sasia e drogës që u kap gjatë mbrëmjes së  kaluar në Vlorë. Kanabisi i ngarkuar në një gomone u kap disa milje larg ujërave ndërkufitare.

Mjeti lundrues rreth 8 metra e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi u konstatua gjatë kryerjes së kontrolleve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit nga D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza

“Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det” – tha policia. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *