• |
ide | kryesore

Arrestohet në Shkodër ‘tregtari’ i tritolit, policia i gjen 15 kallëpe në shtëpi

Lajme, Të fundit

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur këtë të enjte kapjen në flagrancë të një 36 vjeçari, në banesën e të cilit u gjet një sasi e madhe tritoli. Niko K është shtetasi i arrestuar nga policia, banues në fshatin Gajtan i Sipërm. Në shtëpinë e 36 vjeçarit u gjetën 15 kallëpë tritoli si dhe objektet e nevojshme për të kryer lidhjet e tyre.


“Më datë 25.01.2018, nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D.V.P Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:


Niko K, 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër,

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.”njofton policia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu