• |
ide | kryesore

Basha: Çfarë mbetet kur heq Ramën balerin, artist e babagjysh?

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha tha sot në Rrëshen se më 27 janar shqiptarët do të tregojnë se nuk pranojnë të jenë më spektatorë të teatrit të Edi Ramës.

Sipas Bashës, kryeministri fsheh varfërinë e qytetarëve dhe rrënimin e vendit me shfaqje luksoze.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se kur heq Edi Ramën balerin, artist, sportist e babagjysh, mbetemi me një ekonomi të shkatërruar, bujqësi në faliment, rini të pashpresë, emigracion e çmime stratosferike.

Kur i heq të gjitha, kur heq Edi Ramën balerin, Edi Ramën artist, Edi Ramën sportist, Edi Ramën babagjysh, kur i heq të gjitha këto me çfarë mbetemi? Mbetemi me një ekonomi të shkatërruar, me një bujqësi në faliment, me rini të pashpresë, me emigracion në rritje, me çmime në strastosferë të naftës, të dritave, të ujit. Me këto mbetemi. E gjithë pjesa tjetër është një shfaqje, është narkozë,” – tha Basha.



2 Comments

  1. ama qenefi negjmije ku ushqehen qelbesirat socialiste mbetet.ket harrove zoti basha.ketyre ju mjafton leshi siq ju mjaftonte bari tek enveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *