• |
ide | kryesore

Basha: Mos hajdeni në protestë për hallin tim, por për tuajin

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërhyri në emisionin “Opinion” në Tv Klan nga zyra e tij duke u bërë një apel për qytetarët që t’i bashkohen protestës së të shtunës.


Kreu i opozitës bëri për herë të parë një deklaratë ndryshe duke u shprehur se kjo lëvizje nuk bëhet për shkak të ambicieve të tij për tu bërë kryeministër.


“Mos hajdeni në protestë nëse mendoni se kjo bëhet për shkak të hallit tim. Mos hajdeni nëse mendoni se unë dëshiroj të bëhem kryeministër. Hajdeni për hallet tuaja” – tha Basha.

“Protesta nuk bëhet për partitë. Nuk behët as për PD dhe besoj se të njëjtin qëndrim ka edhe LSI e cila flet për vete. Nuk bëhet as për aleatët tanë. Nuk bëhet për partitë politike. Bëhet për njerëzit kjo protestë” – tha Basha. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu