• |
ide | kryesore

Basha: Pakti me Ramën shmangu luftën civile, ndërsa me LSI-në…

Lajme, Të fundit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh në emisionin “Opinion” se marrëveshja e 18 majit me kryeministrin Edi Rama u bë për të shmangur luftën civile.


“Unë në maj bëra diçka që shmangu luftën civile. Siç bëra dy vjet përpara kur nuk kishte ligj dekriminalizimi dhe tërhoqa kandidatin tim vetëm sepse kisha vendosur një standard. Ky nuk i tërhoqi edhe pse i tha SHBA, dhe i ka akoma. Njërin e ka kryetar bashkie. Unë me Ramën nuk përputhemi”, – tha Basha.


I pyetur nëse bashkëpunimi me LSI-në është prolog i një aleance të mundshme edhe për zgjedhjet e ardhshme, bashaj dha këtë përgjigje: “Asgjë nuk mund të them për aleancat për zgjedhjet e ardhshme, por mund të them që opozita është e bashkuar në një vendim dhe një qëllim: largimin e Edi Ramës”. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Qellimi i cadres paska qene strategji per ta cuar vendin drejt luftes civile, por Basha mbasi ka arsyetuar ka bere marveshje per t’a ndaluar ate.
    Pra ne duhet te kuptojme qe shkuarja ose jo drejt nje lufte civile eshte ne dore te PD-s.
    A e shihni o popull se me cfare kriminelesh jeni te beni?!
    Dhe eshte krejtesisht e besueshme.
    A nuk ishte PD-ke me ne krye kriminelin qe cuan vendin drejt nje lufte “civile”?
    Vetem nje gje, quheni si te doni vetem lufte civile jo mbasi ju nuk keni asnje ideal vec instiktit kriminel.
    Pra quheni lufte banditesh primitiv!

  2. Lufte civile e ben ai popull qe ka ideale e divergjenca ne gjirin e tij. PS e PD jane e njejti mendesi politike dhe kane te njejtat vesa per te vjedhur, abuzuar e paaftesine per te drejtuar shtetin. Marveshja eshte thjesht nje marveshje e grupeve te mafias shqiptare per zona influence e mbijetese. Basha te habit me karagjosllekun e tij feminor!

  3. Kjo eshte e keqja e shqiperise se ne politike kane mbetur veten hajdutet dhe mafjozet qe kane qellime shkaterruese per ate vend per arsye personale.
    Gjynah per ate popull dhe ate vend qe kan vuajtur prej shume vitesh. Indivitet me seder dhe intelektuale largohen jashte shqiperise, ata jane te punesuar neper evrope se edhe evropa i don/afron intelektualet.

    Do ishte mire qe intelektuale dhe nje frym e re te krijonte nje parti te re me nje program te paster per te miren e atij vendi dhe atij populli.
    Shqiperia nuk ka te ardhme me kete opozite qe ka. Lufte civile si ne 97″ ose te qeverisi banda e PD thote Basha me Salen !! Skandal- ju jeni armiqt e ati vendi.

  4. Per komentuesin/komentuesen e ores 10:36. Too late, shume vone. Kete vend e ka kaplu e keqja ne menyre te pakthyeshme. E vetmja mundesi qe kane njerezit e mire te ikin nga syte kembet. Sa me larg nga ballkani. Ketu vetem hashashi mbin e lulezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu