• |
ide | kryesore

Fevziu: Nëse nuk hapen negociatat në pranverë, vendi shkon në zgjedhje

Lajme, Të fundit



Gazetari dhej drejtuesi i emisionit “Opinion” zbuloi mbrëmjen e së enjtes një skenar që sipas tij përflitet në korridoret e politikës.

Ndërsa kishte në lidhje direkte nga zyra e tij, kreun e opozitës Lulzim Basha, Fevziu tha se flitet se në rast të mos hapjes së negociatave në pranverë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të kërkuar votëbesimin në popull. Basha nuk e konfirmoi këtë skenar, por shtoi se Rama është një kryeministër i padëshiruar për shqiptarët.

Një tejtër ide kishte analisti Preç Zogaj. Sipas tij, ka një zgjidhje për situatën në vend duke u zgjedhur një tjetër kryeministër, po nga radhët e mazhorancës.

“Le të zgjidhet një kryeministër tjetër, po nga Partia Socialiste le të jetë”, – tha Zogaj. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *