• |
ide | kryesore

FOTO/ Berisha zbulon hallin e Sadri Abazit që i shkonte nga pas Veliajt në Asamble

Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë u mbajt në Tiranë, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Ajo që ra në sy ishte një shqetësim i deputetit të Tiranës Sabri Abazi që u pa të bisedonte fillimisht me kryebashkiakun Veliaj dhe më pas edhe me nënkryetarin Arbjan Mazniku (Lexo më poshtë lajme të lidhura).

Por këtë të enjte ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari sipas të cilit për Veliajn dhe deputetët e Partisë Socialiste nuk ekzistojnë ligjet.

“Për Lal Plehun dhe narkodeputetet e Norieges nuk ka ligje. Shikoni si ju mbyll sy e dritare 26 familjeve mafiozi famoz Sadri Abazi me mbeshtetjen totale te Lal Plehut!” – shkruan Berisha duke publikuar mesazhin e mëposhtëm.

“Pershendetje. Doktor Berisha. Unë që po te shkruaj jam një banor qe jetoj te rrethrrotullimi i Zogut të Zi . Para nesh ka vilen Sadri Abazi. Ka 5 muaj që punon brenda kësaj vile dhe sot kishte nxjerrë një tabel ku tregon lejen qe i ka dhënë Lali Eri i bashkisë.

Po si ka mundësi që jepen këto leje që nuk plotësojnë asnjë kriter. Po na e bllokon dritaret te gjitha. Marrim ne telefon policinë bashkiake, thonë e ka me leje. Kështu e ka bërë shtetin ky Edvin Rama. Jemi 26 familje qe jetojmë këtu. Tani po e shikojmë se çfarë është të kesh pushtet dhe te jesh deputet si Sadri Abazi” – shkruhet në SMS-në drejuar Berishës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *