• |
ide | kryesore

Investigimi/ Tenderat që fshihen pas pemëve që mbjell Veliaj

Lajme, Të fundit



“Negocime te drejtpërdrejta. Kontrata pa garë”. Ky është konstatimi që bën “Open Data Albania” një forum ku denoncohen abuzime me paratë publike në tendera dhe koncesione.

Rasti më i fundit është ai për Bashkinë e Tiranës e cila ka tenderuar 278 milion lekë për të mbjellë pemë në zonën industriale Kamez-Kashar.

Open Data Albania zbulon se kontrata e Bashkisë është abuzive, pasi ajo është bërë me negocim te drejtpërdrejtë dhe pa garë. Kjo të bën të dyshosh se ka qenë i paracaktuar fituesi.

Një tjetër element që bie në sy në këtë tender është se ai është marrë nga “Fusha Shpk” e cila është përfolur kohët e fundit si e preferuara e kreut të bashkisë.

Pra shfaqjet e Lali Erit kohët e fundit me lopatë në dorë çdo ditë në çdo ekran TV për të mbjellë pemë paskan në prapaskenë tendera disa milionësh. ©LAPSI.al

 



3 Comments

  1. Kush eshte mesuar, nuk rri pushuar,,,Hajduti zakonin e harron por vesin e kujton,,,,,,,,Ky LOLO qe na del neper ekranetere diten me bishtin e lopates duke mbjelle [ leket e popullit]] qe na be edhe thirrje si vullnetare te kohesENVERI,T Te na dhuroi ca para fiqsh , te mamase, se parat e taksavete popullitdi ai se me ke i ndane.Vidhni, ore vidhni se tani qe LALE GJONI ka kapur tere pushtetet, s; ju hy gjemb ne kembePor populli do dije se, -NUK KA GJAK PA MARRE,,, E HAK PA LARE. ASNJE TE MOS MBAJE SHPRESE.. E DREJTAVONO, POR NUK HARRO..

  2. Po normal qe ka tendera disamilionesh se Veliaj nuk po mbjell pemet e karit te vet aty neper lendina. Diku po i blen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *