• |
ide | kryesore

Përleshja në parlament/ Çfarë fjalësh përdori Ditmir Bushati për të sharë Kejdi Mehmetajn?

Lajme, Të fundit



Në seancën e fundit të vitit të kaluar në parlament, opozita bëri gjithçka që Arta Marku të mos votohej si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Mes çizmeve, kartave të vjedhura, përplasjeve fizike dhe kaosit ka pasur një incident që ka kaluar pa u vënë re, por është denoncuar nga deputetët e opozitës në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.

Kejdi Mehmetaj pretendon se është sharë dhe ofenduar me fjalor shumë të rëndë nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Sharjet, që janë dëgjuar edhe nga Indrit Brahimllari kanë ardhur pasi Kejdi Mehmetaj ka rrëmbyer kartat e deputetëve socialistë, nën shembullin e Monika Kryemadhit.

Por çfarë fjalësh ka përdorur Ditmir Bushati në seancë kundër Kejdi Mehmetajt?

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Indrit Brahimllari tha se nuk mund t’i përmendë ato fjalë, ndërsa Kejdi Mehmetaj ka thënë se si i është përgjigjur Ditmir Bushatit, pa përmendur fjalët që ka përdorur Ministri i Jashtëm.

Ajo e 18 dhjetorit ishte një seancë e tensionuar dhe rasti i Kejdi Mehmetajt u komentua shumë pasi dolën pamjet sesi 20 vjeçarja u sulmua fizikisht nga deputeti i PS, Bujar Çela. Vetë Mehmetaj u akuzua nga deputetët socialistë se përdori fjalor të papërshtatshëm në parlament dhe kjo ishte një nga arsyet e përjashtimit të saj me 10 ditë.

Për të kuptuar më shumë lexoni deklaratat e deputetëve të rinj të LSI-së para Gramoz Ruçit, të shkëputura nga procesverbalet, pak momente para se të ndëshkoheshin.

-Gramoz Ruçi: Të njoftohet deputeti Braimllari. Dëshironi të shpreheni rreth kësaj kërkese?

Endrit Braimllari: Çdo gjë që ndodhi ka të bëjë me ngjarjen që i ndodhi deputetes Fluida Kërpaçi. Habitem që sot nuk është i ftuar ministri i Jashtëm, z. Ditmir Bushati, sepse ka përdorur një fjalor jashtëzakonisht të turpshëm ndaj deputetes së re, Kejdi Mehmetaj. Më vjen turp mua që jam mashkull t’i them ato fjalë. E treta është ngjarja shumë e rëndë që ndodhi me deputeten Mehmetaj, ku u dhunua nga deputeti i Partisë Socialiste z. Çela. Është një gjë që më ka mbetur në mendje si deputet i ri, ku zonja Hysi, si nënkryetare e Parlamentit, përmendi emrin e një gjyqtari sikur ai të ishte im atë dhe më ushtroi presion për pasojat që do të kishte ky njeri. Im atë nuk është gjyqtar sepse ka një profesion tjetër. Për të tria akuzat, që nga e para nuk kam thënë asnjë fjalë ofenduese ndaj Gardës së Republikës. Unë nuk kam hedhur sende të forta si shishe në drejtim të drejtuesit të seancës, kryeministrit dhe ministrave. Nuk kam përdorur ndaj Gardës atë fjalë ofenduese në sallë siç thuhet në relacion. Ne nuk kishim asnjë punë me Gardën dhe as me personalin e parlamentit.

-Gramoz Ruçi: Fjalën e ka znj. Kejdi Mehmetaj.

-Kejdi Mehmetaj: Kam një pyetje në radhë të parë. Në cilin moment unë kam ofenduar dhe fyer, se nuk di që të kem bërë ndonjë veprim të kësaj natyre dhe aq më pak të kem dhunuar fizikisht ndonjërin prej deputetëve, se pash që ishte shkruar aty? Mund të më sqaroni dhe pastaj do të kthehem sërish.

-Gramoz Ruçi: Ju lutem! Këtu nuk jeni për të bërë pyetje. Këtu jeni për të dhënë shpjegime.

-Kejdi Mehmetaj: Kjo byro është politike, me disa shokë, që po na kthejnë pas në kohën e komunizmit. Nuk kam ndonjë gjë të madhe për t’u shprehur, por për qytetarët: Të jenë të qartë që asnjëherë nga goja ime nuk ka dalë ndonjë fjalë, që është ofenduese. Prisja që në këtë sallë, para meje, të shikoja ministrin Ditmir Bushati, sepse realisht sjellja e tij ka qenë e pahijshme, por nuk e di se si.. Jo përjashtim me 10 ditë, por përjashtim për 4 vite nuk do të mjaftonte. Që të jem e sinqertë, i vetmi fjalor i pahijshëm që mund të kem përdorur është kur i kam thënë Bushatit: Ti nuk je burrë, por je grua, se po të ishe burrë nuk do të përdorje një fjalor të kësaj natyre në parlament”. Për këtë mbaj përgjegjësi. Nga ana tjetër, për veprimet e tjera që kam kryer në parlament, unë jam betuar në Kushtetutë dhe pasi jam betuar, jam betuar pikërisht për ta mbrojtur atë në radhë të parë. Ndaj, veprimi i heqjes së kartave, madje ka qenë i paktë, se shumë karta sa kam hequr duhet të kisha hequr, që të pengoja deputetët që të mos thyenin Kushtetutën. E dyta, fjalët që i kam thënë kryeministrit. I kam thënë: Je i lidhur me bandat. Je i lidhur me krimin.

-Besnik Baraj: Në qoftë se unë, nesër, do vijë momenti që ju jeni duke votuar një projektligj, vijë dhe u marr me forcë kartën e votimit, si do të reagonit?

-Kejdi Mehmetaj: Më vjen mirë që e pohuar me pyetjen e bërë se, se vepra fizike e të lëvizurit të një sendi nga një vend në një vend tjetër qenka e barabartë me dhunën fizike dhe verbale që kolegu juaj përdori kundrejt meje. Në qoftë se ju i barazoni këto të dyja, ky është qëndrimi juaj. Unë kartat nuk i mora në shtëpi dhe as nuk i mora me vete, as nuk bëra veprimin që bëri z. Balla, që mori kartën e kolegut dhe votoi për vete.



5 Comments

  1. Jane bere keq keta te LSI-se se ka ardhur fondi IPA nga BE per bujqesine qe deri dje i vidhte Ilir Meta bashke me Panaritin!! Te shohim cfare do i beje shkencetari Ahmetaj fondet!

    1. eda ti shko laj brek gjelili me zgaver,pantollona e brek te rames qe i shurron ne publik,dhe jastek griselde ,per ket paguhesh leter higjenike e rames si mrika kodheli,ermonel felaj,taulante balla,dimute bushati etj.

  2. eda ti shko laj brek gjelili me zgaver,pantollona e brek te rames qe i shurron ne publik,dhe jastek griselde ,per ket paguhesh leter higjenike e rames si mrika kodheli,ermonel felaj,taulante balla,dimute bushati etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *