• |
ide | kryesore

SKANDALI/ Etilda Gjonaj largon nga Shqipëria të arrestuarin e vetëm të dosjes Habilaj-Tahiri

Kryesore



Nezar Seiti u përcoll rreth orës 11:40 të mesditës në Rinas, nga dy agjentë të Interpolit. Për ekstradimin drejt Italisë, policia shqiptare i citoi gazetarëve disa nene të Kodit Penal italian për të cilat Seiti do të përgjigjet në Itali, të shoqëruara me sqarimin se Nezar Seiti u është dorëzuar në Rinas autoriteteve italiane në bazë të urdhrit nga ministria e Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30.01.2018” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Qeveria më në fund “hoqi qafe” krahun e djathtë të Moisi Habilajt, i vetmi që ishte arrestuar nga dosja që implikon Saimir Tahirin në trafik droge. Që nga dita që u arrestua, Nezar Seiti kishte këmbëngulur për ekstradimin drejt Italisë, por ishte mbajtur me disa vendime gjykate pas përpjekjeve të prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Edhe në momentin e ekstradimit, për Nezar Seitin ekzistonte masa e arrestit me “burg pa afat” nga gjykata, por duket se Ministria e Drejtësisë e ka shpërfillur totalisht.

Me firmën e Etilda Gjonajt është urdhëruar ekstradimi drejt Italisë dhe Fatmir Xhafaj ka bërë menjëherë ekzekutimin e urdhrit.

Duket se Gjonaj ka shkelur vendimet e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur arrest me burg për Seitin.

Duket se ekstradimi i 41 vjeçarit nga Gjormi i Vlorës është bërë pa dijeninë e avokatit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Si Prokuroria e Krimeve të Rënda ashtu edhe në Prokurorinë e Përgjithshme thonë se nuk e kuptojnë mbi ç’baza ligjore është kryer ky ekstradim, në një kohë kur ndaj Seitit kishte një masë sigurimi arrest me burg” raporton Top Channel.

 

Me siguri që sapo ka zbritur në Itali, Nezar Seiti është mikpritur nga hetuesit italianë. Dosja e banditëve që trafikonin tonelata me kanabis drejt brigjeve të Italisë bëhet më e plotë me “krahun e djathtë të Moisi Habilajt”.

Nezar Seiti u konsiderua si njeriu që kishte për detyrë organizimin e transportit detar të drogës dhe ndarjen e parave që fitohej nga shitja e saj. Në rolin e “financierit” të bandës, ai ishte përgjuar nga Antimafia italiane dhe përgjimet u dërguan edhe në Shqipëri.

Për prokurorët shqiptarë, Seitaj ishte një i burgosur i rëndësishëm, pjesë e dosjes ku është përfshirë Saimir Tahiri.

Si duhet lexuar “lëshimi” që iu bë Nezar Seitit?

Duke qenë se kemi të bëjmë me një vepër penale që ka ndodhur në të dyja anët e kufirit, ligji supozohet të ndëshkojë njësoj trafikantët e të dy vendeve.

Hetimet duhet të jenë komplementare. Për këtë arsye, italianët kanë sjellë në Shqipëri dosjen me përgjimet dhe Nezar Seiti ishte i vetmi i arrestuar nga pala jonë.

Por kur drejtësia italiane ka 7 të arrestuar për këtë çështje, pa llogaritur Nezar Seitin, në Shqipëri qelitë janë bosh.

Bilanci i Prokurorisë së Katanias përballë asaj të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për të njëjtën vepër penale, është katastrofik për disa arsye.

  1. Prokurorët shqiptarë u penguan nga Partia Socialiste për arrestimin e Saimir Tahirit.

2) Dështoi aksioni për arrestimin e ish shefave të policisë, të akuzuar për trafik droge

3) Orest Sota u lirua nga burgu pasi u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit

Tani me firmën e Etilda Gjonajt dhe pa llogaritur as prokurori dhe as gjykata “hiqet qafe” edhe i arrestuari i vetëm i çështjes, Nezar Seiti.

Dosja e Tahirit po shkon drejt shpërbërjes dhe goditja e Etilda Gjonajt ka qenë e fundit. Tani është kuptuar se edhe gjykatësit kanë ndërruar mendje që kur i kthyen ish ministrit të Brendshëm pasaportën dhe kartën e identitetit.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



17 Comments

  1. Une jam student ne vit te 3 te fakultetit te drejtesise dhe tani jam duke studiuar lenden per ekstradimet. Me kaq pak njohuri sa kam e di qe kemi nje marreveshje me Italine per ekstradimet dhe kjo eshte plotesisht e lejueshme

    1. Prandaj drejtesia ka përfunduar ne kete pike, sepse studentet flasin shume por lexojne pak.
      Nese hap Kodin e Procedures Penale (qe mesa duket nuk e ke bere) do shohesh qe per ekstradimin ka kushte, nje nga te cilet eshte qe mos te kete procedim penal. ose gjykim ne Shqiperi

      1. Mire e ke ti po procedimi penal ne shqiperi ka nisur pas atij Italian dhe kerkesa ka ardhur kur nuk ishte nisur akoma procedimi, pavaresisht se kur eshte ekstraduar ky personi kerkesa ka ardhur kur ky personi nuk ishte proceduar akoma. Ca profesioni ke ti apo berber?

  2. Kta gazetaret shqiptar vetem te bejn zhurme dine. Tani pyetja ime eshte shume e thjesht. Ca lajmi perben ky? apo qe po zbatohet ligji dhe marreveshja dypaleshe e ekstradimit?

  3. Kjo eshte nje ogur i mire per reformen ne drejtesi. Deri dje i struknim maleve kriminelet dhe i mbronim. Sot i dorrezojm dhe i cojm perpara gjykates. Ky eshte lajmi qe duhet bere

  4. Po mire a nuk eshte ky nje lajm i mire? Nje te kerkuart kerkon te ekstradoj Italia per nje veper penale qe ka kryer ne itali dhe ne ja dorrezojm. Kjo tregon marredheniet e mira te fqinjesise dhe sigurisht respektimin e ligjit.

  5. Mbaj mend ne kohen e Nasip Nacosh qe vinin urdhrat per ekstradim nga Italia dhe grisej dosja duke pasuar topin sa lart posht dhe duke mar rryshfet nga kriminelet per mbrojtjen juridike duke shkuar muhabeti deri aty sa e bente Ministrine e Drejtesise qesharake. Kur shikoj nje lajm te tille pa mar parasysh Titullin por permbajtje, nje njeri qe ka nje formim te thjesht juridik e kupton qe eshte vepruar drejt dhe po zbatohet ligji ne kte vend

  6. Lajm shume i mire per per te gjithe.. por vetem se kete veprim e beri nje ministre e zgjedhur nga PS e ben kete veprim ‘ SKANDAL’ per keta te lapsit.

    Nuk kam pare me irracionale, te verberuar nga pozita politike, genjeshtare , dhe manipulatore se keta te lapsit.

    Mjafton ta beje qeveria , apo Rama, apo PSja dhe keta nxjerrin zorret dhe fillojne vrerin per cdo njeri, cdo institucion cdo njeri qe nderrmer keto veprime.

  7. Po deri tani PDja dhe analistet e nderuar argumentuan qe vetem drejtesia e te huajve dhe hetimet e tyre jane te besueshme . Tani qe drejtesia shqiptare , sipas te gjitha ligjeve te ekstradimit, i con nje deshmitar qe mund te jete i dobishem drejtesise Italiane filluat te bertisni skandal.
    Ai nuk u zhduk. Nese prokuroret tane te medhenj qe i nisen hetimet me lajme gazetash kane pyetje per kete deshmitarin le te marrin avjonin dhe te shkojne ne itali ta pyesin.
    Kesaj i thone cfare them ne menjgjes nuk ka te beje fare me ate qe them ne darke. Kesaj i thone qe cdo gje qe ben ti une do ta komentoj negativisht panvarsisht nese e ben per mire apo per keq. Kesaj i thone ti japesh gojes ( ne kete rast lapsit) ashtu si te leverdis ty.

  8. 4 apo 5 komentuesit e par jan pa dyshim ripjerdhja me pages,sdo shum mend ta kuptosh,sulen si qent ndaj gazetarit dhe s thon nje fjal per saje qorrin e Habilajt,jan klyshat e saje qorrit,kjo esht rinia(legene) qe duam,bravo cuna dhe vajza,posht qelbesirat si kta e rama me shok.

  9. Kan shkruajt te gjith nga nje zyr, ,ndryshim nje apo dy minuta nga njeri tjetri,ktu kan gabuar,populli po vdes per buk, s ka kokerr leku kta mbrojn akoma saje qorrin,a robt o rama si e bere kte popull e kte rini,njelloj si n koh t enverit,fix njelloj,per ju te rroj partia dhe xhaxhi edi qe e pacim sa malet e Lushnjes,

  10. Kjo puna e ketij ekstradimi eshte si puna e atij te zotit te gomarit qe i thane çar ujti i ke dhene gomarit te ngohte apo te ftohte.Keq ta ekstradoje dhe keq mos ta ekstradoje po ta kishin majte ketu do te thonin pse nuk e çuan ne itali apo kane frike se i dalin te pa larat sheshit dhe ajo kryeprokurorja e re don me fshire provat,tani qe e çuan thone pse e çuan se kane frike prandaj e çuan .O milet GAZETAR shikojini gjonat siç duhet .

  11. po sikur kto prokuroret ton do ti thojshin jo italjonve ne do e mashin vet ket habilan car do thoshit ju karrallojt e lapsit
    qi osht skandal se nuk ja cojn italjonve se masanej qit fakte kundra tahirit ?
    pra dun me mbrojt tahirin
    ju jeni pjerdh tgjith ntajare
    jo po kshu me djeg mu
    jo po ashtu me dhem mu
    as kshu as ashtu
    gazetar edepsiza

  12. Andi me Shkullakun nuk jane vetem bedele por edhe bythqire! Por ka edhe komentues si Genti qe ngateron trurin me Andin! S’ka lidhje “saje qori” me ekstradimin! As Rama! Lereni drejtesine te beje punen e saj ne baze te ligjit! Shkrimet dhe mendimet qe jep Andi koqja ne c’do fushe,qe nga politika e jashmte e deri ne Armo,qe nga Berisha dhe Rama edhe per c’do gje tjeter! Nuk e kuptoj se si me njohurite qe ka Andi, anal-ist,qe e lene grate se eshte bythqire,mund te jape mendime per gjithcka ahtu si Genti komentuesi!

  13. o komentuesit e partise, po ka nje vendim gjykate per arrest me burg per ket financierin o toça!!! Burg ne Shqiperi, jo ne Itali… le ti hipnin avionit italianet per ta marre ne pyetje per te fundosur ato fendurrinat qe kane kapur atje. Italianet duan te gjykojne nje grup kriminal, si shume grupe te tjera qe kapin cdo dite ne itali… Per drejtesine dhe shoqerine shqiptare, ky financiari paraqitet shume here me i rendesishem… Me thoni sa here kapet ndonje financier i lidhur me nje grup kriminal i lidhur me vete ministrin e brendshem… pra qe potencialisht mund te deshmonte kunder ministrit?… A nuk perbente me shume rendesi si deshmitar ne Shqiperi ky zhulsi… sesa per nje nga 100 grupet qe kap ne dite italia? Nejse, juve sju ben asgje pershtypje! Barbona! Atyre qe thone qe po ta mos ta kishin ekstraduar prape do ankoheshin lexuesit e lapsit… po jo or toca jo, sdo ankoheshim, perkundrazi… sepse behet kerkesa per ekstradim, por ka rregulla e procedura… pastaj, mqns po flasim per punen e ekstradimeve… pse kaq te zellshem, e mbani mend skandalin e kerkesave te hollandezeve per frrokun?

  14. Me poshte deklarata e vete avokatit te ketij financierit!… ndersa komentuesit e partise thone qe Etilda thjesht paska zbatu ligjin… duke e shkelur ligjin!

    “Vendimi për ekstradimin është marrë para dy muajsh dhe ç’është e vërteta, ne e kemi kërkuar që të procedohet në Itali. Mirëpo, për të ka një masë sigurie “burg pa afat” nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ligjërisht nuk mund të ekstradohej, pasi është nën procedim në Shqipëri. Aq më tepër që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me tre muaj hetimet ndaj Setitit.

    Ditën e djeshme, unë firmosa zgjatjen e hetimeve dhe do ta ankimoja vendimin, kur mësova se Seitin po e ekstradonin. Ka një vendim gjykate dhe ai nuk mund të ekstradohet nëse çështja nuk pushohet, ose në rast të kundërt, nëse nuk dënohet dhe nuk përfundon kryerjen e dënimit për procesin në Shqipëri.

    Ai po hetohet në dosjen “Tahiri” te Krimet e Rënda, edhe pse prej katër muajsh nuk është marrë asnjëherë në pyetje”,– tha avokati për “Panoramën”.

  15. LLogaritari ose financieri i Habilajve uarrestua me fakte ne flagrance nga policia e prokuroriashqiptare, dhe per kete te gjykohej per keto ketu ne shqiperi ete denohej si gjithe fajtoret apo bashkepunues me drogmenet. Ketu nuk duhet sulmuar portali, por analizoni ngjarien, behuni me kombetar ne mbeshtetje per drejtesin epastaj perkrahnivendimin e ministres te drejtesise. Italianet duhej te jepnin prova shtesene drejtim te te ektradurit para gjykates shqiptare.Po tashti medrogen lidhjet e vertetuara tete akuzuarit ne faktet e prokurorise e policise sone ado imarre parasyshee drejtesia italiane, a po do ifshije e humbase , ose nuk do i marre parasyshe. Mafia ne veprim, mbase deri ne itali influenca e babusheve te droges shqiptare… Te shohim se ku do dale.. SAJE QORRI KA HEDHUR PARANGALL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *