• |
ide | kryesore

Taulant Balla provokon opozitën, pse del Berisha dhe Basha në protestë

Lajme, Të fundit



Taulant Balla shfrytëzoi një lajm që doli në disa media pranë qeverisë, sipas të cilave prokuroria dërgoi fletë-thirrjen për Shkëlzen Berishën në lidhje çështjen e CEZ. Mediat i referohen burimeve jo zyrtare dhe deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për këtë çështje, por Balla tha se kjo fletë-thirrje është arsyeja që Sali Berisha del në protestë ditën e shtunë në 27 Janar.

“Mediat thonë se Shkëlzen Berisha dhe Nue Kalaj janë thirrur nga prokuroria për shpërdorim të detyrës nga babai dhe shndërrimit të të birit në ryshfetxhi dhe sot kur prokuroria kërkon të marrë në pyetje të birin, babai i tij kërkon të rrëzojë qeverinë” iu drejtua Taulant Balla demokratëve.

“Luli del në protestë për paratë e hotelit për Xhaferr Isufajn. Sepse kërkon dëmshpërblimin e hotelit. Sepse duhet të dini që ka një radhë për dëmshpërblimet” u shpreh Taulant Balla sërish duke i folur opozitës.

“Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI, po dilni, për drejtorët e LSI. Mos qeshni ju deputetët e PD-së, se për ato do dilni. Po. Për drejtorët e LSI-së” u shpreh Balla në parlament.



1 Comment

  1. Kur flet edhe ky palla qe dallohet qe ne fytyre se eshte fshatar i tipit te vjeter i pareformuar dhe i palatuar dhe qe harron se nje nder organizatoret kryesore te 21 janarit ishte ministri i suksesshem i “policise qe duam” mos mbeste njeri pa folur. Personalisht jam pro protestave dhe jam ne opozite me cdo qeveri, biles edhe me opoziten aktuale nuk me lidh asgje dhe per kete arsye nuk do marr pjese ne proteste, pikerisht sepse organizohet nga politikane, por ama ky popull eshte nje tufe delesh qe nuk bezan as kur i vjedhin ne menyren me skandaqloze, as kur i vrasin kalamajte, as kur i lene pa shtepi, nderkohe qe thirrjes nga nje parti politike i pergjigjet. Mjaft me me kete klase politike te qelbur qe perfaqesohet nga Tao Tao, Mona Liza Jemin Gjana e te tjere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *