• |
ide | kryesore

Top Channel hedh dyshimin: A po varroset çështja Tahiri në Itali?

Lajme, Të fundit



Top Channel ka ngritur dyshime të forta për disa prapaskena që mund të jenë luajtur midis Tiranës dhe Romës për të shuar vëmendjen e italianëve ndaj dosjes Tahiri. Duke u nisur nga ekstradimi që televizion e konsideron si “surptizë” i atij që njihet si financier i Habilajve, Nezar Seitit, Top Channel shtron pyetjen “se çfarë interesi mund të kenë tani italianët për të bashkëpunuar me drejtësinë shqiptare për çështjen Habilaj-Tahiri.

Televizioni më i madh në vend që ndryshoi papritmas qendrim ndaj dosjes Tahiri e ka konsideruar ektradimin që mban firmën e ministres së drejtësisë si “ekstra-procedurial” dhe “që injoron vendimet e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur arrest me burg për Seitin”.

Në kronikën e transmetuar sot në lajmet e drekës citohen edhe  burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që shprehen se nuk janë në dijeni mbi ç’baza ligjore është kryer ky ekstradim, në një kohë kur ndaj Seitit kishte një masë sigurimi arrest me burg. Zyra e shtypit e ministres së Drejtësisë shprehet se janë respektuar të gjitha procedurat për ekstradimin e Seitit, duke iu referuar një vendimi të dhjetorit të vitit të kaluar të Gjykatës së Tiranës që lejonte ekstradimin e tij.

“Ky është një rast i paprecedente, kur një person nën hetim dhe me masë sigurimi arrest me burg nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ekstradohet për llogari të autoriteteve të huaja” transmeton TCH.

Emri i Nezar Seitit është regjistruar te Krimet e Rënda si i dyshuar bashkëpunëtor në grupin e Habilajve në të njëjtën kohë me emrin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, hetimet për të cilin ende vazhdojnë. Me marrjen në Itali të Nezar Seitit, ku prokuroria e Catanias po e heton së bashku me disa persona identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, televizioni pyet: “A do të kenë interes italianët të sjellin në Shqipëri informacione të dobishme për llogari të hetimeve shqiptare për dosjen Habilij-Tahiri”? ngre dyshimin TCH!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *