Opozita duket se po bën përgatitjet e fundit për protestën e ditës së nesërme. Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje me aleatët. Mbledhja do të nisë në orën 12:00 në selinë e PD. Në takim janë thirrur të gjithë aleatët e PD, ndërsa pritet të diskutohet plani dhe mënyra e organizmit të protestës.
Basha ka deklaruar më herët se opozita ka një strategji për protestën e së shtunës dhe një hallkë e rëndësishme është edhe reagimi i qytetarëve. PD ka marrë leje nga policia e Tiranës për një protestë 4 orarshe e cila nis në orën 12:00. Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 forca policie dhe janë marrë masa duke bllokuar disa akse rrugore.