• |
ide | kryesore

Arta Marku reagon për “rrëmbimin” e Nezar Seitit nga qeveria

Lajme, Të fundit

Për ekstradimin që iu bë Nezar Seitit, njeriut që siguronte logjistikën dhe mbante paratë e Habilajve ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.


Në një sqarim të shkurtër për mediat, zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme njofton se: “Në përgjigje të rastit “Seiti”, do të fillojnë verifikimet”.


Por mediat duket se janë një hap para Prokurorisë së Përgjithshme për rastin në fjalë. Është zbuluar tashmë se Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë dhe Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm ia dërguan Nezar Seitin autoriteteve italiane në shkelje të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Policia e shtetit sqaroi se urdhri erdhi nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa kjo e fundit ia ka lënë fajin prokurorisë që nuk e kishte njohur zyrtarisht me vendimin e Gjykatës.

Për ekstradimin e Seitit drejt Italisë nuk ishin njoftuar as prokurorët e çështjes dhe as avokati i tij, Detar Hysi. Mosnjoftimi i tyre ngre dyshime të forta për arsyet e ekstradimit, që duket më shumë si një “rrëmbim” i të të burgosurit nga qeveria.

Dhe ndërkohë që prokurorët vazhdojnë me “verifikimet”, qelitë e burgut për çështjen Tahiri mbetën bosh. Nezar Seiti ishte i vetmi person i arrestuar në lidhje me këtë çështje, që pas lirimit të Orest Sotës nga burgu.©Lapsi.al

6 Comments

  1. fajin e ka gazetari bythqir se qeveria nuk ka faj lapsi e ka fajin per gjendjen e keqe ekonomike dhe ikjen e shqiptarve nga shqipria dhe per ato qe do futen ne burg se skane pagu ujtin dhe dritat edhe per dritat e bordellos qe do demtohen neser

  2. Keto veprime,do t’i kishte zili edhe mafia me e forte boterore.Xhafa,kerkon ta shuaje sa me shpejt,rrezikun e ceshtjes Tahiri,sepse,zhvidhimi i saj,eshte rrezik edhe per te vellane e Fatmirit,sepse veprojne ne te njenjten fushe kriminale:prodhim-kultivim dhe trafikim te kanabisit.Bile po te kishin mundesi,do te extradonin edhe te arrestuarit ne Katania te Italiste (grupin e Habilajve),drejt ishujve offshore,per tja zhdukur namin dhe nishanin.Bravo policia,drejtesia e Rames.

  3. Kush e di kush ja zhyt kollodokun kesaj ministres. Edhe sikur prokuroria apo gjykata te mos kene njoftuar, i takon ministrise te mbledhi informacion. Keto te jepkan deshmi penaliteti si ta duash ti…
    Edi Rama kokrra bythqirit gjoja po ben shtet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu