• |
ide | kryesore

As avokati i “financierit” të Habilajve nuk dinte gjë për ekstradimin

Lajme, Të fundit



Nezar Seiti kishte këmbëngulur të gjykohej në Itali, por vendimi i Gjykatës e kishte ndaluar ekstradimin që firmosi Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pavarësisht se klienti i tij ia arriti qëllimit, avokati i Nezar Seitit, Detar Hysi pranon se janë shkelur ligjet dhe janë anashkaluar vendimet e gjykatave. Madje ekstradimi i erdhi surprizë.

“Vendimi për ekstradimin është marrë para dy muajsh dhe ç’është e vërteta, ne e kemi kërkuar që të procedohet në Itali. Mirëpo, për të ka një masë sigurie “burg pa afat” nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ligjërisht nuk mund të ekstradohej, pasi është nën procedim në Shqipëri. Aq më tepër që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me tre muaj hetimet ndaj Setitit.

Ditën e djeshme, unë firmosa zgjatjen e hetimeve dhe do ta ankimoja vendimin, kur mësova se Seitin po e ekstradonin. Ka një vendim gjykate dhe ai nuk mund të ekstradohet nëse çështja nuk pushohet, ose në rast të kundërt, nëse nuk dënohet dhe nuk përfundon kryerjen e dënimit për procesin në Shqipëri.

Ai po hetohet në dosjen “Tahiri” te Krimet e Rënda, edhe pse prej katër muajsh nuk është marrë asnjëherë në pyetje”,– tha avokati për “Panoramën”.



4 Comments

  1. Ky qenka avokat woteri te wgjidhka pune dmth flika ne dafina. Se e le ti pas dore ceshtjen nuk ta ka fajin njeri more djal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *