• |
ide | kryesore

BBC: Çfarë kërkoi realisht Donald Trump në Davos?  

F1, Planet



Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi ashpër praktikat tregtare “grabitqare”, sikurse i quajti ai, duke paralajmëruar partnerët në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se SHBA nuk do të tolerojë tregtinë e padrejtë.

Trump u shpreh se këto praktika grabitqare po shtrembërojnë tregjet dhe SHBA nuk do të mbyllë më sytë ndaj këtij fenomeni.

Presidenti deklaroi se gjithmonë do t’a vendosë SHBA-në të parën kur vjen puna tek tregtia, por kjo nuk do të thotë se vëmendjen e ka vetëm tek vendi që drejton.

“SHBA është e hapur për biznes” – u tha Trump liderëve globalë të politikës.

Sipas BBC, politika e tij e quajtur “Amerika e para” bie në kundërshtim me qëllimin e këtij forumi, i cili promovon globalizimin dhe bashkëpunimin.

Donald Trump u bëri thirrje investitorëve të huaj për të bërë biznes në Amerikë. Sipas tij, SHBA është më tërheqëse se kurrë për investimet e huaja.

“Unë jam këtu për të dhënë një mesazh të thjeshtë: Nuk ka pasur ndonjëherë një kohë më të mirë për të punësuar, për të ndërtuar, investuar dhe për t’u rritur financiarisht në Shtetet e Bashkuara. Amerika është e hapur për biznes dhe ne jemi sërish konkurues” – u shpreh Trump.

Teksa ai po fliste, u publikuan shifrat e fundit për rritjen ekonomike të SHBA-së. Rritja vjetore për vitin 2017 ishte 2.3%, e përmirësuar nga ajo e vitit 2016 që ishte 1.5%, por nën objektivin e presidentit, prej 3%.

Audienca u zhgënye

Fjalimi që mbajti Trump në këtë forum pritej me padurim. Politikanët e lartë ishin gati të prisnin plot një orë nga koha e tyre e çmuar për të dëgjuar se çfarë kishte për të thënë Presidenti amerikan.

Paraprakisht, zhurma ishte e ngjashme me një koncert muzikor, vetëm se njerëzit ishin të veshur me kostume.

Tani që fjalimi mbaroi, zhurma duket se u mbyt tërësisht. Njerëzit po prisnin një fjalim më pajtues, por mesazhi që Presidenti dha ishte pak a shumë i njëjtë: “Amerika e para”.

Në të vërtetë, shumicës së të pranishmëve aty nuk u interesoi se çfarë tha Trump. Ata janë të lumtur vetëm pse ai vendosi t’i bashkohet këtij forumi. Në thelb, Trump i konfirmoi liderëve botërorë se ata janë të rëndësishëm.

Presidenti amerikan kërkoi që sistemi i tregtisë ndërkombëtare të reformohet dhe të jetë “i drejtë e reciprok”. Ai u shpreh se ka shumë vende, pa i përmendur me emër, që tregtojnë në mënyrë të pandershme. Ai i ilustroi këto vende me shembullin e vjedhjes masive të pronave dhe shpërndarjen e ndihmave shtetërore tek industritë.

Trump shtoi se ai preferonte marrëveshjet bilaterale të tregtisë së ndershme me vendet e tjera, duke përfshirë ato të nënshkruara në Partneritetin Trans-Paqësor. Këtu arrijmë tek një tjetër kontradiktë e Presidentit. Ai u tërhoq muaj më parë nga ky Partneritet. Por, sot në Davos ai u shpreh se do të konsideronte të rinegocionte me shtetet e këtij Partneriteti kolektivisht, por vetëm nëse do të ishte në interesin e SHBA-ve.

Trump nuk harroi të sulmonte sërish mediat, duke përsëritur akuzat se ato raportojnë “lajme të rreme”. Kjo deklaratë u prit negativisht nga të pranishmit.

“Si biznesmen unë jam trajtuar gjithmonë shumë mirë nga shtypi, dhe u desh që të bëhesha politikan për të kuptuar se sa i ndyrë, i keq dhe i pashpirt mund të jetë shtypi” – u shpreh Trump.

Në takimin me kryeministren britanike, Theresa May, ai u shpreh se pret një rritje ‘të jashtëzakonshme’ në tregtinë mes SHBA-së dhe Britanisë në vitet e ardhshme.

Fjalimi i Presidentit Donald Trump në Davos vjen disa ditë pasi SHBA njoftoi se do të ketë tarifa të reja deri në 50% për lavatriçet dhe panelet diellore që futen në SHBA, vendim që revoltoi Kinën dhe Korenë e Jugut, eksportueset më të mëdha të këtyre paisjeve në SHBA.

Por, këtu nuk mbaron gjithçka. Përpor kontradiktave të deklaratave që Trump bëri në Forumin Ekonomik Botëror, ishte dhe vartësi i tij, Sekretari i Thesarit Amerikan, Steve Mnuchin i cili bëri një paralajmërim tjetër që nuk lidhet me qëllimin e forumit.

Sipas Mnuchin, të tjera tarifa priten të shtohen në të ardhmen për produktet që importohen në Amerikë.

BBC, përshtati LAPSI.AL



1 Comment

  1. le ti shohim gjerat ,si krijim dhe si dobi rruga funksionit ,ai qe gjithcka krijoj ,e krijoj funksionale si gjallese dhe gjitha gjallesat funksionale te dobishme per veten dhe te tjerat ne pergjithesi, nje unitet i perkruer funksioni dobie ,i pa te meta ,shikoni organizmin njeraore ,ka zemren dhe tryrin zemra rregullon qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e tije kurse trurin ,per te kontrolluar aktivitetin e fuqise se tije per zemren trupin krijoj ushqimin e gjallesave tjera ,kurse per trurin ,coj ullzimin e tije ,nese kete natyralitet e kuptojme ne vleren e vet dhe e zbatojme sic duhet,ne do fitonim shum dobi,ulleheqesit jane truri i popullit kurse pasaniket zemra ,kur ulleheqesit ndryshojne rolin behen zemra e popullit atehere zhvillohet zemra por truri jo,keshtu qe do mjaftonte qe ti kthehej sejcili ne menaxhimin e rolit te vet qe organizmi njerzore ne pergjithesi te funksionojne ne normalitet ,ku ulleheqesit behen menaxhues ligji kurse pasdaniket brendaligjit menaxhues te pasuris te tyre ,ky do ti fuste gjith ne normalitet pa nevoje konfliktesh luftrash shkatrrimesh ne toke por nje ekujliber dhe paqe e plote ,kete e arrin bota vetem me drejtesi hak ,kurse keshtu nuk arrin gjekundi ,sepse fuksionimi i cdo dobie u krijua sipas ligjeve rregullave me drejtesi mas te caktuar dhe dalja jasht tije ,do thot jo me normalitet por shkatrrim te tije ,kjo eshte persa i perket filozofise se krijimit dhe ligjeve te funksionit te dobive,kuptuar nga ajo cfar zoti sjell njerzimit me ullzimin e tije,por nese analizojme ralitetin me perpikmeri shkencerisht filozofikisht psikologjikisht dhe praktikisht ,vertetojme te verteten ,ceshtja nuk eshte akuza urrejtja hakmarrja ne bote trysnit deme pasojat shthurja ,qe rrjellin apo pergjegjsit ceshtja eshte qe sa mund te behemi te afte per te vlersuar ralitetin ndaluar problemet dhe orientuar zgjilljet,me kahje dobin per ta kuptuar gjithcka ne vleren dhe esencen e vet demet dhe dobit dhe per pranuar praktikisht ate qe ne fakt sejcili ndjene ne shpirte per vete ,drejtesine hakun dobit zgjilljet ,ti kete dhe per tjeret dhe keshtu do ndjeheshim te gjithe mire ,ky koment behet per kerkuesit shkencore te fushave te gjeoplolitikave ,si proces kuptimi ndjekje permirsimi ,per te reflektuar te dobishmen ate me te cilen askush nuk ndjehet i tepert dhe as i pavlere ne kete jet kalimtare sprove por sejcilit i jepet mundesia per te dhene dobin per te cilen u krijua duke u bere ndihmes dhe plotesues dhe sejcili merr ate cfar meriton baze vleres meriten me respekt per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *