• |
ide | kryesore

Berisha flet për herë të parë për thirrjen e Shkëlzenit në prokurori

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë thirrjen që Prokuroria i ka bërë djalit të tij, Shkëlzenit në lidhje me hetimet për çështjen “CEZ”. Berisha tha se kjo ishte një thirrje politike dhe se personalisht e kishte pritur mirë.

“Jam ndier shumë mirë. Beteja politike nuk më intimidon. Thirrja e prokurorisë ndaj djalit tim ishte politike. Shqiptarët e panë atë që ndodhi në komisionin parlamentar. Më vjen mirë që ai do të fillojë një beteje. Më vjen mirë që ai do të fillojë një betejë me narkoshtetin.

Çfarë do të bëj unë? Asgjë. Ai nuk ka nevojë. Ai mbrohet vetë. Nëse atë e thërrasin në mënyrë të turpshme kur ai nuk ka lidhje. Kjo thirrje është nga Edi Rama. Nëse mendojnë se ka lidhje me protestën ta dinë se me këtë kanë shtuar njerëzit në shesh” – tha Berisha në studion e emisionit “Zonë e lirë”.

I pyetur nga gazetari Arian Çani nëse thirrja e Shkëlzenit në prokurori lidhet me një deklaratë të bërë nga ambasadori amerikan në Tiranë se në janar do të arrestohen “peshq të mëdhenj”, Berisha tha se kjo nuk kishte lidhje. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *