• |
ide | kryesore

Camila Cabello: “Pse nuk jam më pjesë e Fifth Harmony”

Paparazzi, Slider



Grupi muzikor i 5 bukurosheve sapo kishin shënuar suksesin me këngën e tyre “Work From Home” kur Camila Cabello lajmëroi se do të largohej.

Në vitin 2016 kjo shkëputje e këngëtares u shndërrua në kryefjalën e medias rozë dhe arsyet e largimit të saj ishin ende të paqarta.

Tashmë që Camila Cabello po shijon suksesin e saj si soliste ka marrë guximin të flasë për herë të parë për arsyet e vërteta të largimit nga “Fifth Harmony” dhe shkëputjes së marrëdhënënies me vajzat e tjera.

20-vjeçarja është shprehur në një intervistë për “The Edit” se kur ishte pjesë e grupit ndihej e përdorur dhe nën presion nga një konkurencë e heshtur. Ajo ka treguar se ka qenë çelësi i suksesit të “Fifth Harmony” dhe se vajzat e tjera që në kamera shfaqeshin si shoqe të ngushta, i drejtoheshin me ironi dhe e shfrytëzonin.

Cabello ka mohuar akuzat e grupit të cilat kanë deklaruar se Camila u largua pa lajmëruar askënd duke shtuar se ajo ka biseduar gjatë me to para se të merrte vendimin e vështirë për të filluar karrierën solo.

Albumi i saj i parë si soliste i titulluar “Camila” flet për momentet e vështira në të cilat këngëtarja u gjend pas largimit nga grupi dhe gjithashtu për të gjithë emigrantët që vijnë në Amerikë për të krijuar një jetë më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *