Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markovic, viziton Kosovën, bën të ditur Zyra për informim e kryeministrit. Sipas njoftimit, ai do të qëndrojë në Prishtinë më 6 shkurt, dhe me këtë rast do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Një prej cështjeve më të rëndësishme që do të diskutohet është demarkacioni i kufirit mes dy vendeve.
©LAPSI.al