• |
ide | kryesore

Ekstradimi i Nezar Seitit, 3 pyetje që vënë në vështirësi Arta Markun

Lajme, Të fundit



Për firmën që hodhi mbi urdhërin e ekstradimit të Nezar Seitit në Itali, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj fajësoi prokurorët. Ajo mund ta dinte që i arrestuari ishte në hetim në Shqipëri dhe se nuk duhej ekstraduar, por ministrja e Ramës u justifikua me faktin se prokurorët nuk ia kishin sjellë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shfajëson pasardhësen e tij Etilda Gjonaj dhe bën me faj Arta Markun, Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme për largimin e Nezar Seitit drejt Italisë.

“Ekstradimi i “sikletit” e quan Manjani vendimin për të larguar nga Shqipëria njeriun që konsiderohej si “krahu i djathtë” i Moisi Habilajt, ndërsa i ka drejtuar 3 pyetje Arta Markut:

1. Kishte apo jo çështje penale në ngarkim të N.S, në proces nga prokuroria shqiptare?
2. A u arrestua ky person nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronar i drogës së kapur në Vlorë në shtatorin e vitit të shkuar?
3. Nëse po, pse e lejoi ekstradimin duke mos njoftuar Ministrinë e Drejtësisë?

“Personi ndaj të cilit po heton prokuroria shqiptare, nuk mund të ekstradohet pa përfunduar hetimi dhe gjykimi. Ky është standart ligjor i yni dhe çdo shteti. Gjithashtu Ministri i Drejtësisë kur vendos ekstradimin ose jo i referohet ekskluzivisht materialeve që vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme” sqaron Manjani.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *