• |
ide | kryesore

Ekstradimi / “Sherri” qeveri – prokurori. Si po zhduken provat për Tahirin?

Kryesore, Lajme



Në fillim alarmin e lëshoi Top Channel në lajmet e mesditës të së mërkurës. I vetmi njeri i akuzuar si financier i bandës së Habilajve, Nezar Seitajt, që mbahej në burg në Shqipëri, në mënyrë të çuditshme ishte lejuar të ekstradohej drejt Italisë.

Ekstradimi u konsiderua si ekstra-ligjor për arsye se nuk ishin marrë në konsideratë as akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe as vendimi i gjykatës për mbajtjen e tij në burg. Sipas ligjit shqiptar, një person nën hetim për një vepër penale këtu, siç qe rasti i Seitajt nuk mund të ekstradohet drejt një vendi tjetër. Kjo është edhe një praktikë e pranuar ndërkombëtarisht.

Po atëherë ç’farë ka ndodhur? Pse u bë me urgjencë dhe në fshehtësi maksimale largimi i të vetmit dëshmitar që mund të implikonte Saimir Tahirin?

Ish kryeministri Berisha, të cilin shpesh e kanë akuzuar se furnizohet me informacion nga prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë një version. Sipas tij ish financieri i bandës së Habilajve po mëdyshej të bënte të penduarin dhe të tregonte gjithçka. Prandaj qeveria Rama, e kapur në panik përdori Etilda Gjonajn për t’a ekstraduar atë me urgjencë.

E vënë përpara presionit publik, aq më tepër që edhe policia njoftoi se është urdhëruar nga Ministria e Drejtësisë për të bërë ekstradimin, Etilda Gjoni u detyrua të reagojë duke ia lënë fajin prokurorisë që nuk e kishte njohur zyrtarisht me vendimin e Gjykatës.

Pasi Ministria e Brendshme e hodhi topin tek simotra e saj e drejtësisë dhe pasi kjo e fundit fajësoi prokurorinë u detyrua të flasë edhe zyra e Prokurores së Përgjithshme të zgjedhur nga Edi Rama: “Në përgjigje të rastit “Seiti, do të fillojnë verifikimet” qe deklarata e thatë dhe pa kuptim që u bë me bekimin e Arta Markut.

Po kjo deklaratë nuk mjafton. Institucioni Prokurorisë qe në djeni se Nezir Seitaj ishte arrestuar dhe ishte nën hetim për drogën e kapur në Vlorë në shtatorin e kaluar. Ajo e ka gjithashtu për detyrim ligjor që të njoftojë Ministrin e Drejtësisë për këtë dhe një gjë të tillë nuk e ka bërë. Ajo gjithashtu e di se pa përfunduar hetimi dhe gjykimi, një person nuk mund të ekstradohet drejt një vendi tjetër.

Por kjo lojë e shpifur “kujt i mbetet derri në dorë” megjithëse vlen për të kuptuar se kush e ka përgjegjësinë individuale nuk ka asnjë vlerë për publikun e gjerë. Kur edhe Ministria e Brendshme edhe ajo e Drejtësisë, tashmë edhe prokuroria, i përkasin të gjitha Edi Ramës kuptohet qartë se ekstradimi i një të akuzuari që lidhej direkt me çështjen Tahiri ka një ngjyrim të fortë politik.

Pak rëndësi ka fakti nëse ajo që thotë ish kryeministri Berisha se Nezir Seitajt do merrte statusin e të penduarit është e vërtetë. Rëndësi ka se me mënyra të ndryshme Edi Rama, po bën të gjitha përpjekjet që asnjë nga banda e Tahirit të mos mbahet në burg. Ai e pengoi me vota arrestimin e Tahirit. Më pas u lirua nga qelia Orest Sota, i dyshuar se mbante në makinë paratë e ish ministrit. Dhe në fund u largua nga burgu ku po hetohej Nezir Seitajt.

A nuk bëhen pak si shumë për të besuar se janë të gjitha të rastësishme???

©Lapsi.al



4 Comments

  1. PA i burgos mao LU CE DUN,JOVANKA BROZ VLLAHUTIN DHE EDVERIN EDVIN qelbesir jo pesh te mdhenj por as krymba per te kapir sardele nuk do te kapen.mao lu ambasada kineze e sorros dhe ambasada jugosllave be jan kazanet ku xhafa ,ruqi ruajn peshqit shullazi,habili dhe peshqit rama tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *