• |
ide | kryesore

Etilda Gjonaj hoqi nga puna 2 specialistet, se nuk firmosën ekstradimin e Nezar Seiti (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Të rejat që kanë dalë për ekstradimin e “financierit” të Habilajve drejt Italisë thellojnë skandalin, duke përfshirë direkt ministren Etilda Gjonaj.

Panorama raporton se dy specialiste të Ministrisë së Drejtesisë, të sektorit të ekstradimeve dhanë dorëheqjen para dy ditësh, pasi nuk pranonin të firmosnin ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti.

Ina Toci dhe Suela Collaku janë dy specialistet e ministrisë që janë larguar nga detyra.

Një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda kishte ndaluar ekstradimin e krahut të djathtë të Moisi Habilajt jashtë vendit, duke qenë se ishte person nën hetim nga prokuroria.

Por Ministria e Drejtësisë është justifikuar me faktin se nuk ishte njohur me këtë vendim, duke ia lënë fajin Prokurorisë së Përgjithshme.
Për ekstradimin e Nezar Seitit, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet.

Nezar Seiti u ekstradua në fshehtësi të plotë, pa lajmëruar as prokurorët e çështjes dhe as avokatin e tij.



8 Comments

  1. Se ne c;drejtesi mbeshtetet kyKM, vetem nji zot e din. Por ku i ka ata te afte qe na i ka sjelle ne drejtesi? Brenda nje shteti ku institucionet zbatuse te ligjit shkelin rregullat, normat kushtetuse, ky shtet quhet i RENE.Pa drejtesia, mrojtje mafiozesh, urdheresa per lehtesim te krimineleve e hajduteve, allishverishekopukesh qe e vdiqen te drejten e demokracine.Kete me shume se te gjithe e ka sjelle vetemshtrigani i kesaj qeverieRAMA. Me largimin etij e shpures serviledrogaxhinj, hajdute, mafioze, ky popull do mund te shpetoi.

  2. Po kush i beson kto gjera. Iku koha e sales kur hiqeshin njerex nga puna nga Ministria e Mbrojtjes kur plasi Gerdeci.

  3. ahahah po ca budallalleku esht ky mor aman. Kte Ina Toci e ka hequr Ylli Manjani se e ka kapur me shkelje, une e kam shoqe dhe e di te sakt kte gje

  4. Ja portalet..dhane doreheqjen se spranuan t firmosnin..haha kush i ha keto po lerini dhe ata qe hoqen dore ne punen e tyre se kushedii si e kan pas hallin

  5. Mire eshte e qarte qe e larguan por pretendojne tani se ishte lajthitje. Atehere mund tia kerkojne prape Italise. I tregojne vendimin e Gjykates se Krimeve te renda dhe kthimi eshte i detyrueshem. Italia mund ta ktheje ose ta beje te disponueshem sa here qe eshte e nevojshme per nevojat e drejtesise shqiptare.
    Pastaj, nese dy specialistet kane dhene doreheqje dmth qe ka patur nje diskutim. Dmth largimi eshte bere me vetedije. Pra a do te kete njerez qe do te hetohen per komplotim te largimit te deshmitarit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *