• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj i del në krah Etilda Gjonajt për ekstradimin e Nezar Seitit në Itali

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e mbrojti vendimin për ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë, me arsyetimin se Prokuroria nuk e kishte njoftuar për vendimin e Gjykatës.

Kjo është një procedurë e zakonshme në marrëdhëniet mes prokurorisë dhe ministrive të ndryshme. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një të burgosur kyç në çështjen Tahiri dhe pavarësisht se gjyqet e Nezar Seitit pasqyroheshin rregullisht në media, Ministria e Drejtësisë është në rregull me dokumentacionin, që mungon për shkak të prokurorëve.

Për të vërtetuar alibinë e Etilda Gjonajt, sot në lojë ka hyrë Fatmir Xhafaj. Policia e shtetit njoftoi ot arrestimin e disa personave për të cilët prokuroria kishte sjellë vendimin e gjykatës. Në njoftime specifikohet ky moment i procedurës, për të qartësuar se në rastin e Nezar Seitit, ishin prokurorët që gabuan.

Pjesë nga njoftimi i policisë sot:

1. Më datë 25.01.2018, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Nikë Muri, 59 vjeç, banues në Shkodër, i cili udhëtonte si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania për në Shqipëri.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, ky shtetas rezultoi person në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me datë 19.12.2014, ka sjellë urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr.128 dt.18.12.2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur 711 ditë burg dhe i mbeten për të vuajtur edhe 4402 ditë burg. Vepra Penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 79/c-25,278/4, të Kodit Penal.

2- Më datë 25.01.2018, në orën 16:40, në Komisariatin e Policise Kufitare Rinas u ndalua ne hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Emiljano Arapi , 25 vjeç, banues në Berat, i cili po kthehej si pasagjer i zakonshëm nga Italia.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Emiljano Arapi, ishte i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë.11.12.2017 ka nxjerr urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” , si i dyshuar për veprën penale ‘’Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 109/b/1 dhe 25 të Kodit Penal.

3-Po më datë 25.01.2018, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Fabion Guri , 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve “, i cili po kthehej si deportiv nga Italia.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezultoi se:

Shtetasi Fabion Guri, ishte i shpallur në kërkim , pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin e dt. 22.12.2016 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 183/1 i Kodit Penal.



2 Comments

  1. Ky eshte superskandal,por rames nuk i behet vone ti djegi te gjithe mjafton qe dosjen tahiri ta zere pluhuri,qe ne fakt ka filluar ta zeje.ky eshte skandal shteteror dhe ky shtet duhet te hidhet ne plehra nje ore e me pare,por kush ta hedhe,luli me moniken,apo protestuesit qe i terheqin prej hunde partite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *