• |
ide | kryesore

Janar shpërthyes, policia asnjë të arrestuar për 11 atentate me tritol

Lajme, Të fundit



Sulmet me eksploziv në vend kanë njohur një rritje drastike këtë fillim viti, duke iu rikthyer shifrave të frikshme të 2014-ës kur ky fenomen u përhap masivisht dhe solli edhe një përplasje mes ministrisë se brendshme dhe shërbimit informativ shtetëror.

11 shpërthime me tritol janë rregjistruar në vend në më pak se 4 javë. Në shënjestër të sulmeve kanë qenë individë, biznese dhe automjete ndërsa raste të tilla janë regjistuar në disa qytete të vendit. Rasti më i rëndë është ai i 13 janarit në Shkodër ku përvëc shënjestrës së atentatit, nga shpërthimi i fuqishëm i më shumë se 500 gramëve trilol, mbetën të plagosur edhe 7 kalimtarë të rastit.

Po ashtu gjatë muajit të parë të 2018-ës sulmet me tritol janë regjistruar edhe në Fushë-Krujë, Lushnje, Vlorë, Pogradec, Bulqizë dhe Krujë. Të plagosur nga këto ngjarje të rënda kanë mbetur 10 persona, ndërkohë që policia deri më tani nuk ka zbardhur asnjë rast, aq më pak të ketë arrestuar ndonjë person të dyshuar./ TCh



2 Comments

  1. jeni ne vehte ju,rama e tahiri ,xhafa e ruqi te arrestojn tritolistet e kanabistet e tyre.rama i ben deputet keta nga rrugaq qe jan si vet rama.a nuk beri roshin,doshin,prengen,sadri abazin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *