• |
ide | kryesore

Kuvendi i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Lajme, Të fundit

Kuvendi i ka hapur rrugën ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Në seancën e djeshme u miratua shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar për kontratën e aeroportit të Vlorës.

Duke qenë se është fjala për koncesion kërkohej ligj i posaçëm, i cili kaloi me shumicë të thjeshtë mbrëmjen e djeshme në Kuvend.


Një konsorcium turk ka paraqitur ofertë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Mësohet se tri kompanitë turke, të grupuara në një konsorcium, do të investojnë rreth 100 milionë euro për të ndërtuar aeroportin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu