• |
ide | kryesore

Moti për fundjavë, parashikohet…

Lajme, Të fundit
Moti-me-diell.jpg



Moti do të na surprizojë këtë fundjavë, pasi reshjet nuk duken në horizont dhe siç duket do të kemi vetëm diell. “Meteoalb” bën me dije se mëngjesi do të jetë pak problematik, ku temperaturat do të jenë -2 gradë Celsius, ndërsa mesdita dhe pasditja sjell një rritje temperaturash.

Temperatura maksimale parashikohet të arrijë në 17 gradë Celsius. Parashikimi për fundjavën: E shtuna paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në gjithë territorin.

E diela, vijon me kthjellime dhe vranësira gjatë pjesës së parë të ditës por pasditja zhvendos vranësirat gradualisht drejt Lindjes duke u lënë vend kthjellimeve, në pjesën më të madhe të territorit. Temperatura me rritje të lehta gjatë mëngjeseve, më e ndjeshme rritja pritet në vlerat termike të mesditës; temperaturat gjatë fundjavës do të luhaten nga – 2°C në 16 APO 17°C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *