• |
ide | kryesore

Pas akuzve për ngacmim seksual Casey Affleck tërhiqet nga “Oscar”

Paparazzi, Slider



Aktori Casey Affleck është tërhequr nga pjesëmarrja në ndarjen e çmimeve “Oscar 2018”. Lajmi u bë i ditur nga zyra e Akademisë, ku aktori kishte njoftuar se nuk do të ishte i pranishëm në ceremoninë e 4 marsit.

Affleck, i cili mori çmimin “Aktori më i Mirë”, edicionin e kaluar, për rolin në filmin “Manchester By The Sea”, do të prezantonte çmimin “Aktorja më e Mirë”.

Aktori është akuzuar për ngacmime seksuale nga Magdalena Gorka dhe Amanda White, pjesë e stafit të filmit “I’m Still Here”, në vitin 2010, akuza të cilat i ka mohuar.

Producentët e “Academy”, Michael De Luca dhe Jennifer Todd, ende nuk e kanë vendosur se kush do ta zëvendësojë Affleck në prezantimin e kësaj kategorie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *