• |
ide | kryesore

Pistoletën tek koka, kërcënohet një 32-vjeçar në Gjirokastër. Shpallen në kërkim dy persona

Lajme



Dy të rinj janë kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës, pasi kanë kërcënuar me armë një 32-vjeçar. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ’18 shtatori’ pranë një lokali. Policia thotë përmes një njoftimi për mediat se janë shpallur në kërkim shtetasit E.H dhe K.B, vjeç 23 dhe 24, banues në Tiranë dhe në fshatin Lazarat, pasi në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, në ambientet e jashtme të një lokali kanë kanosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin F.Ç, vjeç 32, banues në Gjirokastër. Vijon puna për kapjen e tyre, ndërsa çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *