• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, Ministria e Brendshme: Monitorim nga ekspertë të huaj, masa kush cënon rendin

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit pritet që nesër të jetë në gadishmëri për protestën e paralajmëruar të opzoitës. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur sot se Policia ka hartuar një plan masash së bashku me misionet partnere për protestën e nesërme të opozitës. Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se me urdhër të ministrit Xhafaj, ekspertë të huaj do të punojnë me policinë për monitorimin e katër orëve të protestës së opozitës, të thirrur nesër në orën 12.00. Por në të njëjtën kohë Policia bën të ditur se do të veprojë sipas ligjit ndaj kujtdo që cënon rendin dhe sigurinë.

Ministria e Brendshme, respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe njëherazi mbështet punën e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në zbatimin me korrektësi të ligjit, pavarësisht dhunës verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj në disa nga këto tubime. Me kërkesën e Ministrit të Brendshëm, hartimi i këtij plani masash është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit. E gjithë veprimtaria e Policisë, ditën e nesërme do të asistohet dhe monitorohet, gjithashtu, nga ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme. Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit. Në të njëjtën kohë, ajo do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cënon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor.” – thuhet në njoftimi ne Ministrisë së Brendshme.



2 Comments

  1. Deklarata e ministrise brendeshme,per protesten,eshte jo vetem e pa vend,por edhe shume e turpeshme.Protestat e opozites se sotme,ngjejne me teper me nje manifestim popullor,se sa proteste,dhe as nuk krahasohen me protestat e socialisteve,kur ishin ne opozite.Protesta e tyre,sedomos e 21 janarit,ka qene si nje lufte e vertete.Policia,na paska edhe mbeshtetjen e misioneve nderkombetare.Perse??Pse na u dashkan edhe specialiste te huaj,per kete proteste?Nuk jane ne gjendje edhe per kaqe gje polcia jone ,”qe deshem”?Pse nuk jepet me koncension edhe mireadministrimi dhe mbarevajtja e protestave,kur policia jone,qe ne fakt nuk eshte e jona,por e qeveritareve,na paska nevojen e mbeshtetjes nderkombetare?? Me mire te mos lejohej kjo proteste,se sa behen gjithe keto paralajmerime te turpshme,Ministri,kujton se eshte akoma ne kohen e Dulles.

  2. kjo proteste nuk perfaqeson interesat e popullit por po behet ne emer te popullit duke manipuluar popullin sepse kjo klase politike e kishte kohen e mjaftueshme 1 shekull per te bere ralitet premtimet ,per sejcilin brez apo gjenerata ullheqesish keta ,nuk e mbajten premtimin asnjehere por tani u ben si pula kur deshiron te bejne vezen dhe kerkon te gjeje vendin [furrikun],po te donin keto qe te ndryshonin ndryshimi fillon me politiken kushtetuten dhe ,ne kushtetut cilsohemi shtet laik ,ka vend qe cilesohet shteti i se drejtes ,laicizmi me te drejten jan dy te kunderta si nata me diten ,duket nje marondum dhe vot popullore ,qe te vendoset mendimi mbar popullore ,se me cfar duhet te ullhiqemi pakt me popullin kjo klas politike qe pretendon ,me kete kushtetut antinjerzore laike si ne komunizem me dy standarte ku grabitet prona me ligje ,kjo kushtetute nuk ju sherben popullit ,le te dalin me pare shtepi me shtepi dhe te nenshkruajn pakt per ndryshim esencial te drejte pastert transparent ,ne cdo pikpamje , ta bejne publike do ta shohin qe gjith popullin e kan pas por hajde dalim ne greve pa pakt pa orientim pa marrveshje me popullin ,koha piramidave kaloj zoterinje shqiptaret me shkatrrim ,e hengren 2 here ne 90 , 97 ,kjo eshte e treta ,qe ka ndjeshmeri te eklipsohet ,por kjo smund te ndolle me ne favor te padrejteve duke rrenuar shqiptaret e varfer sikur gjith klasa politike te beheni bashke ,tani cdo shqiptare e din ta ndajne te miren nga e keqa ose fisni drejte dhe veproni drejte ,nertoni mardhenie me popullin marrveshje referendum transparenc dhe justifikoni pergjegjsit qe keni ,asnje shqiptare as nuk ka nevoje qe ta mashtrojne kush as vjell as perdhunojne as kriminalizojne se tani ket formim e kan marrur njohin dhe din te gjith u bene thuajse barabar ,tani ,padrejtesis ju ngushtua fryma , ka vetem nje dalje drejtesi hak ate cfar deshiron per vete deshirojeni dhe per tjetrin ,ne po e shohim ket spektakel si lufte dhe mbrojtje rivale ju me njeritjetrin sepse popullin e keni harruar me kohe tek populli vini vetem kur ju intereson ,por populli nese ju nuk i pergjigjeni me pergjegjesi me drejtesi hak ne te drejtat qe i takojne nuk eshte se nuk cohet ne kryengritje jo greva edhe mos ditet dikush do ta mesojne por dinie se populli eshte si dallga ,nje i zgjuar nje kohe thoshte fundi dalte hajr ,e rendesishme eshte se ne vijimin e zhvillimeve padrejtesit ne vend bashke me autore dhe aktor deshtimin e kan ne prag ate ua ka garantuar krijuesi saje ,perderi sa gjithcka ka nje mase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *