• |
ide | kryesore

Shanset për një pakt të dytë Rama-Basha? Çfarë thotë Sali Berisha 

Lajme, Të fundit



I pyetur nga Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” nëse protesta e nersme mund të krijojë kushtet për një marrëveshje tjetër mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, Sali Berisha u përgjigj në anglisht.

“Lesson leared” – u shpreh ish-kryeministri, ndërsa më pas në shqip sqaroi se nuk mund të ndodhë një marrëveshje tjetër mes të dyve pasi, ajo që ndodhi më 18 maj, ishte një mësim për të gjithë.

Me këtë përgjigje, Berisha mbështet tezën e ngritur nga Lulzim Basha në parlament se Rama nuk mbajti fjalën për marrëveshjen që arritën më 18 maj, kështu që ai nuk mund t’i besojë sërish kryeministrit për një pakt tjetër.

Sali Berisha përjashtoi edhe skenarin se protesta mund të shërbejë për një pakt Rama-Basha për të eliminuar LSI-në nga skena politike. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Pakt me tradhetaret e popullit aska, e as te mendohet qe te kete mekrye thysin e beses se shqiptareve qe i genjeu dyhere. E pote kete, e ti jepet mundesia mashtruesi dogenjei, Eshte babai politik i genjeshtres e i pa besise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *