• |
ide | kryesore

Si i përgjigjet Berisha pyetjes: A do të rikthehesh sërish në krye të PD-së?

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e emisionit “Zonë e Lirë” nëse planifikon që të rikthehet në krye të PD-së. Kjo për Berishën nuk ka asnjë mundësi.

“Kjo nuk ka asnjë mundësi. Unë kam marrë vendimin tim për të qëndruar në politikën aktive, por jo duke marrë poste. Piramidat kanë qenë një fatkeqësi e madhe e vendit dhe e Sali Berishës. Unë kisha mundësinë t’i ktheja një për një paratë, do të ishte amorale. Në këtë kontekst unë bëra një akt duke dalë në opozitë. Unë dola në fushatë ku më hidhnin bomba dhe kundërshtari im premtoi kthimin e të gjitha parave.

Gjithnjë kam pasur një mendim se pas qëndrimit për një kohë të gjatë në pushtet duhet lënë që të vijnë të tjerë pas teje. Desha të them që kam marrë gjithmonë vendime të vështira dhe tani e kam marrë këtë për t’ua lënë radhën të tjerëve” – tha Berisha.



1 Comment

  1. Gjithnjë kam pasur një mendim se pas qëndrimit për një kohë të gjatë në pushtet duhet lënë që të vijnë të tjerë pas teje. Desha të them që kam marrë gjithmonë vendime të vështira dhe tani e kam marrë këtë për t’ua lënë radhën të tjerëve” – tha Berisha.
    Shume bukur e ka thene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *