• |
ide | kryesore

Tjetër lëvizje në Top Channel, ikën “krahu i djathtë” Vjollca Hoxhës

Lajme, Të fundit



Prej disa muajsh Top Channel është përfshirë nga një valë e fuqishme ndryshimesh me njerëz të rëndësishëm që largohen dhe të tjerë hyjnë këtë ekran të rëndësishëm. Flitet se mungon vetëm zyrtarizmi i Ben Blushit si drejtori i ri i Top Channel, i cili do të udhëheqë edhe linjën editoriale të këtij televizioni.

Newsbomb.al shkruan se pas kësaj lëvizjeje të bujshme do të pasojë largimi i Erion Yllit nga pozicioni i zv.drejtorit të televizionit. Ky i fundit ishte në atë pozicion pas largimit të Skerdi Drenovës që e kishte qenë aty për më shumë se 10 vjet, që nga themelimi i televizionit. Nuk bëhen të ditura arsyet e kësaj lëvizje, duke ditur që Erion Ylli ishte konsideruar deri më tani si i “krahu i djathtë” i pronares Vjollca Hoxha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *