• |
ide | kryesore

Vetëm 8 miliarderë kanë të njëjtën pasuri sa gjysma e botës

F1, Stil

Tetë njerëzit më të pasur në botë kanë të njëjtën pasuri sa 3.6 miliard njerëz që përbëjnë gjysmën më të varfër të njerëzve në botë.

Këto të dhëna janë publikuar në organizata britanike OXFAM. Kjo organizatë e shpjegon këtë hendek ekstrem lidhur me mënyrat se si super të pasurit arrijnë t’i shmangen taksave dhe rregullacioneve ekonomike në kurriz të popullsisë së thjeshtë.

Shpejtësia me të cilin ky hendek po rritet është, sipas OXFAM, e frikëshme. Organizata vitin që kaloi llogariste pasuritë e 62 miliarderëve të barabartë me atë të 3.6 miliard njerëzve. Këtë vit mjaftojnë vetëm 8.

Sot, njeriu më i pasur i botës, pronari i Amazon, Jeff Bezos, numëron rreth 105 miliard dollarë pasuri. OXFAM parashikon se me këto ritme, në vetëm 25 vite bota mund të njohë jo miliarderin, por trilionerin e parë.

Për të shpjeguar se çfarë do të thotë 1 trilion dollarë, organizata bën një shpjegim të thjeshtë.

Për të shpenzuar 1 trilion dollarë duhet të harxhon 1 milion dollarë çdo ditë për 2738 vite që të mbarojnë. Ndryshe, nëse harxhon 100 mijë dollarë çdo ditë, duhet 27.380 vite që të mbarojnë.

©LAPSI.AL 

1 Comment

  1. NUK ESHTE E DREJTE QE MILIARDA TE VDESIN PER BUKE DHE UJE NDERSA 8 POSEDOJNE KAQ SHUM PASURI
    DUHET RREVOLUCION PLANETAR DHE VENDOSUR TREGULLA TE REJA SHOQERORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu