• |
ide | kryesore

Vrasja e mafiozit, “mikut” të Alket Rizait, Interpoli: Mund të jetë kryer nga vrasës shqiptarë profesionistë

Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, një nga “kokat” e krimit në Greqi, Vassilis Stefanakos, u vra në mënyrë mafioze, në mes të Athinës.

Sipas hetimeve, mediat greke shkruajnë se dyshohet që vrasësit mund të jenë shqiptarë.

Ato shkruajnë se autorët kanë kryer një vrasje të “pastër”, pasi nuk lanë asnjë gjurmë të ADN-së.

Sipas pamjeve të një videokamere sigurie që ka regjistruar momentet e krimit, ekzekutori i afrohet “BMW-së” së zezë në të cilën po hynte 57-vjeçari dhe qëllon me armë zjarri.

Ai ndihmohet nga një person i dytë, i cili drejtonte motoçikletën.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se arma që qëlloi Stefanakos, nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë krim tjetër.

Vasilis Stefanakos i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.

Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *