• |
ide | kryesore

Fevziu: Blushi drejtor te Topi do sfidojë modelin e televizionit tonë spektakël

Lajme, Të fundit



Blendi Fevziu ka komentuar gjatë lëvizjet e fundit në media dhe ato të konkurentëve të tij të drejtpërdrejtë. Por ai është ndalur sidomos tek lajmi i marrjes së frenave të Top Channel nga Ben Blushi duke e konsideruar atë edhe si një sfidë për TV Klan. “Blushi do investohet në gazetarinë serioze, në gjërat me thelb dhe nuk do ndjekë trendin fatkeq të 3 – 4 viteve të fundit që e ka reduktuar gazetarinë në nivele karnavaleske” ka thënë ai në një intervistë për Panorama. Ja pjesa e plotë ku ai ka folur për kalimin e Blushit në Top Channel:”….shkuarja e tij në krye të Top Chanel është një lajm i mirë për të gjithë. Për Topin në rradhë të parë, për gazetarinë serioze dhe për ne që punojmë në Klan apo televizione të tjera. Unë e njoh Ben Blushin që fëmijë. Ai është ndër njerëzit që merret me thelbin e gjërave, që lexon, ndjek zhvillimet në botë dhe del tej vizionit provincial që dominon shpesh mediat tona. Unë nuk e di se si do të jetë ai si drejtor, por jam i bindur që Blushi do investohet në gazetarinë serioze, në gjërat me thelb dhe nuk do ndjekë trendin fatkeq të 3 – 4 viteve të fundit që e ka reduktuar gazetarinë në nivele karnavaleske. Kudo në botë, gjërat janë bërë më fun. Mediat on line e kanë detyruar Televizionin të lehtësojë formatet e tij. Nuk ka emisione shumë të rënda dhe shumë serioze. Por nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës, që çështjet serioze të injorohen, që thelbi të anashkalohet. Këtu po ngatërrohen padashje rrjetet sociale me televizionin. Po bëhen njësh. Edhe pse janë dy gjera kaq të ndryshme. Për fat të keq kjo po ndodh vetëm në Shqipëri. As në vendet fqinjë si Kosova.
E dyta, Blushi ka një staturë të fortë dhe nuk do thyhet kollaj nga presionet në media. As nuk besoj që do të reflektojë aty, ndjesitë e tij personale ndaj qeverisë.
E treta, shpresoj shumë që ai të krijojë një traditë ndryshe nga ajo e gazetarisë së pazareve dhe gazetarëve pazarxhinj që po gëlojnë në media dhe që po i shohin hapësirat e tyre mediatike si mundësi për gjobvënie dhe shantazh financiar.
Së fundmi, ardhja e tij në Top Chanel shpresoj se do ndikojë në rritjen e konkurencës me Klan dhe si e tillë do të reflektohet edhe tek ne. Kjo është padyshim pozitive. Ka vetëm një formulë magjike për ta çuar përpara një media dhe kjo është konkurenca”.



4 Comments

  1. Televizioni klan dhe ai Vjollces dhe i Lorit ( dy injorante qe jetojne si miliardere por punojne si lopcare ) nuk jane tv te spektaklit sic bute e ka thene Fevziu. Jane TV te tallavase, te gjobaxhinjeve, te mediokritetit , te llumit, te mos profesionalizmit dramatik. Fevziu vete e ktheu punen e programin e vete ne nje studio te zhurmes, siperfaqesise, merakut te vetem per audience. Klani i frangajt, qe i shteruan leket qe i jepte berisha, jeton me sallamin Hako te nje kllouni mediatik si Gjebrea, me ulerimat e padurueshme e qesharake te nje te paafti te rrezikshem Si Mamaqi e me llapaqenerine boshe e kokeboshe te Alketa Vejziut. Pse , ardhjen e Blushit ne Media priti Fevzo per te kuptuar qe punon ne TV e llumit ???? Sa i perket Blushit, Blushi eshte serioz, profesionist e ka thelb , por Blushi nuk e njeh asnje grime cfare do te thote te drejtosh nje televizion. Blushin nuk e le vetkenaqesia dhe arroganca e madhe te beje perpara. Blushit i duhet staf serioz e profesionist , i duhet garanci e plote per liri te plote , i duhet integritet e sidomos, i duhet ti rrije larg meskinitetit te vet qe i shperfaqet atehere kur duhet te deliver sukses.

  2. Blushi shquhet per lenien pergjysem te gjerave. Shikon vetem kalkulimet e tij dhe asgje tjeter. Keshtu beri me mendimin e ndryshe mbrenda PS-se dikur duke i lene ne balte, te njejten gje riberi edhe me Libran! Nuk ka kellqe t’i shkoj gjerave deri ne fund. Dhe ndryshe nga sa na thote Fevziu qe i reziston presioneve te forta, koha ka treguar se joshet me oferten e pare nga ato qe i bejne presion. Ndoshta nje dite do mesoj edhe Blushi te eci vete, por deri atehere do ngeli ai qe Berisha e ka quajtur dikur: Blushi Cipirushi…

  3. Sinqeriteti i ketij eshte carmatoses. E pranon me vetedije qe prej 4 vjetesh eshte bere kapiteni i pare i nje komuniteti kllounesh.

  4. Fevzo qenka i qarte te pakten qe nuk behet tv me Mamaq me , e Arjan Can. As me Gjebrene qe eshte xhixhileja e te gjitha qeverive e as me motrat vjollca. Tv e bejne profesionistet e medias e te ekranit , jo te pashkollet e instagramit. Shihni vetem Rai e Mediaset per te kuptuar kush drejton programe tv. Mos shihni angli e france se ato nuk i arrini dot. Po ketu tv kane fytyren e pronareve. Keshtu qe nuk ka shprese. Jo Blushi te vije, por dhe Bill Maher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *