• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Fotot që shpërndan PS kundër fotove të PD-së për protestën

Lajme, Të fundit



Edhe kjo protestë nuk i shpëtoi dot lojës së vogël të sasisë së njerëzve në bulevard, përballë cilësisë së kauzës të opozitës.

Deri mbremjen e të shtunës, kryeministri Edi Rama preferoi të heshtë, por kryetarja e PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti nuk i ka rezistuar një statusi dhe dy fotove në Facebook.

“Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot” shkruan Gjylameti që ka publikuar në profilin e saj në Facebook këto foto nga lart të bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Por nga fotot që ka shpërndarë Partia Demokratike pjesëmarrja në protestë ka një pamje tjetër, për të mos llogaritur pastaj shifrën që dha ish kryeministri Berisha për mbi 500 mijë veta në protestë. Më poshtë shikoni fotot që ka shpërndarë Partia Demokratike:

 



10 Comments

  1. sHIHNI HIJEN E PEMËS NË TË MAJTË TË GODINËS SË KRYEMINISTRISË DHE GJYKONI PËR ORËN KUR JANË BËRË FOTOT.

  2. rama ju beri avionin mushkonj,jastekun e griseldes femij 9 muajsh,mutin ju ka ber mjalt ridhjerjes e lere ti manipuloi ca foto.

  3. Akoma nuk e keni kuptuar demagogjine e numrave per te verbrit si puna e juaj? A keni ndonje dyshim qe te majtet nuk mund te sjellin po aq njerez ne miting dhe te gjithe militant madje. Demokracia eshte vote. Keni pare ndonjehere popullin te debatoje me politikanin? Asnjehere. Populli ben politike vetem me kutine e votimit. Perralla per permbysje revolucionare jane vetem jane vetem demagogji komuniste e njerezve pa ide. PD eshte ne ditet e saj me te erreta.

  4. Jemi popull pa ndergjegjen e, duhur qytetare.Duhet protestuar jo me partite ,qe drejtuesit e tyre ti shpetojne ndeshkimit,por te protestojme per nivelin e ulet ekonomik,per pensionet qe s,dalin per tu ushqyer,per pagat e njerezve te varfer,per papunesine e brezit te ri,per shpresen e humbur,per jetet tona qe jane ne dore te askushit.E tmerrshme

  5. e drejt qe te mos protestojme per politiken shoqeria civile dhe sindikatat jane te blera ashtu si dhe media….

  6. Droni qe transmetoi pamjet live eshte armiku I genjeshtareve dhe idioteve si ari . Duhet pranuar se Ari eshte thi I eger dhe mi haleje .Dronit shpall person non grata. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *