• |
ide | kryesore

‘Kundërshtarët’ dhe të përjashtuarit nga lista e PD-së i bashkohen protestës së opozitës (Foto)

Lajme, Të fundit



Protesta e opozitës që po mbahet sot përpara Kryeministrisë ka bashkuar të gjithë demokratët  dhe simpatizantët e tjerë të forcave të tjera politike që janë në opozitë. Hatërmbetjet me sa duket i kanë lënë edhe të ‘përjashtuarit’ nga lista e zgjedhjeve të 25 qershorit, pasi gjendjen sot në mbështetje të kreut të demokratëve dhe opozitës në këtë protestë.

Siç shihet edhe nga fotot ish-deputetet Albina Deda, Arbjola Halimi, Fatbardh Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj janë krah deputetëve të PD-së dhe protestuesve. Po ashtu pjesëmarrës janë edhe dy prej kritikëve më të mëdhenj të Lulzim Bashës, Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaj, gjë që e pohuan gjatë deklaratave të tyre publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *