• |
ide | kryesore

Ministri Xhafaj mbërrin në zyrë, refuzon të komentojë protestën e opozitës

Lajme, Të fundit



Pak më herët ministri Xhafaj patin një takim me kreun e Gardës së Republikës, ndërkohë pak minuta më parë ai ka mbërritur në këmbë në këmbë në zyrën e tij në Ministri duke dhënë një mesazh se policia është në gatishmëri. Policia sot ka blinduar Tiranën duke u stacionuar me makina dhe forca të shumta pas kryemiistrisë dhe ambasadës italiane. Zyrtarisht mësohet s edo të jenë rreth 1500 forca policie sot në gadishmëri.

Nga ana tjetër gazetarët kanë ngulmuar t’i marrinj një koment për protestën, por Xhafaj nuk ka preferuar të prononcohet duke thënë se nuk ka asgjë për të shtuar sepse është thënë dje në komunikatë. “Se keni parë komunikatën? Nuk kam gjë për të shtuar”, – tha ai.

Policia e Shtetit ka ndërtuar një plan masash për protestën e sotme, ndërsa ka pohuar një ditë më parë se veprimet e policisë do të mbikëqyren nga partnerë ndërkombëtarë, si dhe do të keët masa për ata që cënojnë ligjin dhe sigurinë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *