• |
ide | kryesore

Pamjet/ Ja si reagonte Basha teksa Monika fliste

Lajme, Të fundit



Mediat pranë Ramës kanë spekulluar shpesh me nje luftë të ftohtë mes Bashës dhe Kryemadhit se kush do të merrte primatin e kësaj proteste ne veçanti dhe atë të opozitës në përgjithësi. Mirëpo nga vëzhgimi që lapsi.al i bëri mitingut të sotëm një gjë e tillë as nuk u vërejt fare. Vetëm syri i hollë i fotografit të LSA arriti të fiksojë një klishe ku Luli nuk duket fare i vëmendëshëm kur Monika mbajti fjalimin e saj të ashpër. Ai i ka hedhur sytë larg në drejtim krejt tjetër (foto lart). Por edhe në fotot poshtë, kur shefi i PD-së e drejton vështrimin nga Kryemadhi fytyra e tij duhet krejt e ftohtë dhe pa asnjë shprehje sidomos po të krahasohet me pamjen dhe shikimin krejt të ndryshëm të Petrit Vasilit.

©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *